Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për datën 24 gusht - Na pret një ditë e ngrohtë vere

Foto: BGNES

Më 24 gusht do të jetë me diell në të gjithë vendin. Pasdite mbi Bullgarinë Jugperëndimore do të ketë rritje të përkohshme të vranësirave, por vetëm në vende të izoluara do të bjerë shi për një kohë të shkurtër. Do të fryjë një erë e lehtë lindore. Temperaturat ditore do të rriten edhe pak dhe maksimumi do të arrijë në 31-36 gradë. Presioni atmosferik do të bjerë pak dhe do të jetë pak më i ulët se mesatarja për muajin. Një erë e lehtë deri mesatare nga lindja-verilindje do të fryjë mbi bregdetin e Detit të Zi. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë 28-30 gradë, ndërsa ato të ujit të detit - rreth 26 gradë.

Lëvizja e detit do të jetë 2-3 ballë. Pasdite mbi malet e Bullgarisë Perëndimore do të ketë rritje të përkohshme të vranësirave, por vetëm në vende të izoluara do të bjerë shi për një kohë të shkurtër. Do të fryjë erë mesatare nga lindja -verilindje, në pjesët e larta - nga veriperëndimi. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 m do të jetë rreth 24 gradë, në 2000 m - rreth 17 gradë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rumen Radev

Rumen Radev mbajti një leksion në Akademinë Diplomatike të Vietnamit

Presidenti Rumen Radev, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Vietnam, mbajti një ligjëratë në Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme me rastin e 75 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve. Kreu i..

botuar më 24-11-26 10.21.PD

PP-DB hodhi poshtë mundësinë që Bojko Borisov të qëndrojë në krye të qeverisë

“Për ne, Bojko Borisov si kryeministër i Bullgarisë është një propozim absolutisht i papranueshëm, ne nuk do të marrim pjesë në tregti për poste. Kështu iu përgjig “Po e vazhdojmë ndryshimin-Bullgaria Demokratike” (PP-DB) propozimit të liderit të..

botuar më 24-11-26 8.38.PD

Parashikimi i motit për 26 nëntorin 2024

Gjatë natës do të mbizotërojë mot i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Në orët e mëngjesit do të mbajë mot me mjegull ose me vranësira të pjesshme vende-vende në ultësira, gropa dhe përreth pellgjeve ujorë. Temperaturat minimale do të jenë..

botuar më 24-11-25 7.35.MD