Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria do t’u japë strehë 70 afganëve

Kryeministri në detyrë Stefan Janev
Foto: BGNES

Rreth 70 qytetarë afganë me familjet e tyre do të mbështeten dhe do t'u jepet qasje në vendin tonë, tha pas takimit të Këshillit të Ministrave kryeministri në detyrë Stefan Janev. Afganët kanë punuar në ambasadën bullgare në Kabul së bashku me kontigjentet tona në terren, shpjegoi ai. Tërheqja e tyre nga Afganistani do të jetë një sfidë e vështirë, por Stefan Janev shprehu shpresën se do të kemi sukses. Ai theksoi se Bullgaria do të tregojë gatishmëri për t'u dhënë strehë njerëzve që kanë punuar për të.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kalin Stojanov

Policia dhe prokuroria po hetojnë sinjale për blerje votash

Më pak se një muaj para zgjedhjeve për parlamentin kombëtar dhe atë evropian policia dhe prokuroria janë duke punuar në shtatëmbëdhjetë sinjale për shkelje të legjislacionit zgjedhor, njoftoi ministri i brendshëm në detyrë Kalin Stojanov. Sipas tij,..

botuar më 24-05-15 9.39.PD

Parashikimi i motit për 15 majin

Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 9°. Vranësirat do të jenë të konsiderueshme me reshje shiu kryesisht në gjysmën perëndimore të vendit. Në Bullgarinë Jugperëndimore dhe në Bullgarinë Qendrore Jugore..

botuar më 24-05-14 7.40.MD

Deri në 6 muaj, kamerat esistemit të tarifave do të matin shpejtësinë e automjeteve

Po punohet për të siguruar që kamerat e sistemit të tarifave të matin shpejtësinë mesatare të mjeteve motorike. Kjo duhet të ndodhë më së voni brenda 6 muajve, tha ministri në detyrë i punëve të brendshme Kalin Stojanov. Brenda disa muajsh pritet..

botuar më 24-05-14 6.21.MD