Fëmijët nuk do të mbajnë maska mbrojtëse në kopshte. Kjo thuhet në Udhëzimet për trajnimin dhe veprimin në rast të një situate emergjente epidemike në kopshte, botuar nga Ministria e Arsimit. Mësuesit dhe punonjësit e tjerë jashtë personelit pedagogjik duhet të mbajnë maska në zonat e zakonshme të brendshme të ndërtesës dhe kur punojnë me më shumë se një grup.
Në autobusët shkollorë, maskat janë të detyrueshme për të rriturit, ndërsa mbajtja e maskave nga fëmijët varet nga vendimi i prindërve.
Në rast se një rajon i vendit gjendet në zonën me ngjyrë të kuqe të errët me mbi 500 të sëmurë për 100 veta, mund të punojnë vetëm kopshtet e fëmijëve me personel të vaksinuar 100%, ose që tashmë e ka kaluar sëmundjen. Kopshtet do të mund të vizitohen vetëm nga fëmijët me prindër që u përgjigjen kërkesave të njëjta.Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°. Në Sofje do të jetë rreth 6°. Në zonat juglindore do të ketë ende reshje shiu para mesditës. Do të fryjë erë mesatare nga jugperëndimi, ndërsa pas mesditës dhe në mbrëmje në veri të..
Kontingjenti ynë ushtarak, i kthyer me sukses nga misioni paqeruajtës në Kosovë, u prit me një ritual solemn në sheshin qendror “Akad. Nikollaj Hajtov” në qytetin Asenovgrad (Bullgaria Jugore). 6 muaj më parë u larguan rreth 120 ushtarakë dhe deri..
Kuvendi Popullor po zhvillon një seancë të jashtëzakonshme, në të cilën deputetët po dëgjojnë kryesinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe të Shërbimit Informativ lidhur me veprimet e tyre për çështjen e Gjykatës Kushtetuese që sfidon..
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) duhet të kryejë rinumërimin e rezultateve të zgjedhjeve që iu caktua nga Gjykata Kushtetuese (KQ). Kjo do të sqarojë..
Kuvendi Popullor po zhvillon një seancë të jashtëzakonshme, në të cilën deputetët po dëgjojnë kryesinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe të..
Partia “Vëzrazhdane” i dërgoi kërkesë zyrtare presidentit Rumen Radev për shpalljen e referendumit për ruajtjen e levës bullgare, shkroi në Facebook..