Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mot i ftohtë për fillimin e shtatorit

Foto: Desisllava Semkovska

Gjatë natës në të gjithë vendin retë do të pakësohen dhe moti do të kthjellohet. Do të fryjë erë mesatare veriperëndimore. Nesër do të ketë re të ndryshueshme në të gjithë vendin, pasdite mbi rajonet lindore dhe malore do të ketë kryesisht vranësira të konsiderueshme, por pa reshje të mëdha. Do të jetë e ftohtë për fillimin e shtatorit, me temperatura maksimale midis 21 dhe 26 gradë. Mbi bregun e Detit të Zi retë do të jenë të ndryshueshme, pasdite më shpesh të konsiderueshme, por pa reshje të mëdha. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë 24-26 gradë, ndërsa ato të ujit të detit-25-26 gradë. Lëvizja e detit do të jetë 2-3 ballë. Mbi male retë do të jenë të ndryshueshme, pasdite më shpesh të dendura, por pa reshje të konsiderueshme. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 m do të jetë rreth 15 gradë, dhe në 2000 m - rreth 7.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 9 janarin

Mëngjesin e së enjtes do të krijohet mjegull në ultësira dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 dhe 5°, në rajonet ekstreme lindore 8-10°, në Sofje rreth 1°. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 17°, më të ulëta, deri..

botuar më 25-01-08 7.30.MD

DB kërkon që emri i kryeministrit të përcaktohet në një takim lidershipi

“Bullgaria Demokratike” (DB) përmes një mesazhi për mediat deklaroi se kërkon që propozimet për kryeministër dhe përbërja e Këshillit të Ministrave të diskutohen në një takim lidershipi dhe pas arritjes së marrëveshjes përfundimtare të menaxhimit...

botuar më 25-01-08 2.31.MD

Partitë përcaktuan prioritetet e tyre në seancën e re parlamentare

Seanca e re plenare e Kuvendit Popullor nisi me deklarimet për prioritetet e partive. Për GERB-SDS detyrë kryesore është formimi i një qeverie të rregullt dhe një mazhorancе të qëndrueshme qeverisëse, deklaroi deputeti Toma Bikov. Ai shpjegoi se në javët në..

botuar më 25-01-08 1.46.MD