Gati 25 për qind e fëmijëve nuk janë të përfshirë në mënyrë aktive në procesin mësimor, tha Kryeministri i përkohshëm Stefan Janev në hapjen e një diskutimi në Këshillin e Ministrave kushtuar përmirësimit të mekanizmit për parandalimin, ndalimin dhe kthimin e fëmijëve nga grupet e rrezikut në dhomat e klasës. Ai vuri në dukje se e ardhmja e shumë profesioneve varet nga pjesëmarrja e këtyre fëmijëve në sistemin arsimor. Stefan Janev e caktoi përqindjen e fëmijëve që nuk mbulohen nga shkolla si një “problem serioz” veçanërisht gjatë një epidemie dhe shtoi se është e nevojshme të kërkohet një zgjidhje afatgjatë. Nga ana e tij, Ministri i Çështjeve Sociale Gëllëb Donev komentoi se të gjitha institucionet janë përgjegjëse për mos përfshirjen e një numri kaq të madh të fëmijëve në procesin arsimor.
Përfaqësuesit e popullit nuk arritën të zgjidhnin një kryetar të Kuvendit Popullor në provën e katërt. Nga katër kandidatët, Raja Nazarjan, e propozuar nga GERB-SDS, dhe Sillvi Kirillov, i nominuar nga "Ka një popull të tillë", arritën në balotazh. Raja..
Taksistët e kryeqytetit janë duke protestuar kundër rritjes së çmimit të sigurimit të detyrueshëm të “Përgjegjësisë Civile”. Në orët në vijim ata do të demonstrojnë pakënaqësinë e tyre para të gjitha institucioneve shtetërore. “Ne duam një moratorium për..
Ministri në detyrë i mbrotjes Atanas Zaprjanov konfirmoi përkushtimin e Bullgarisë ndaj përpjekjeve të përbashkëta të Bashkimit Evropian në mbështetje të Ukrainës. Këtë ai e bëri në Bruksel në një takim të Këshillit të Punëve të Jashtme në formatin e..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..