Në lidhje me Ditën e Bashkimit - 6 shtatori, Muzeu Kombëtar i Historisë Ushtarake propozon një shëtitje historike 136 vjet mbrapa me ekspozitën “Sofja - kryeqyteti i Bullgarisë së bashkuar”. Një hartë e posaçme prezanton 12 lokacione në kryeqytet të cilat janë të lidhura me ngjarjet historike nga ajo kohë.
Pa e nënvlerësuar rolin e Plovdivit si një qendër e Bashkimit, ekspozita e shikon Sofjen si një skenë kyçe për vendimet dhe veprimet, të cilat e bëjnë të mundur ëndrrën për Bashkimin. Tregimi historik është i pasuruar me animacione, të cilat ilustrojnë faktet, kujtimet e bashkëkohësve të ngjarjeve etj. E gjithë kjo prezanton rolin e institucioneve, të godinave shoqërore dhe të shtëpive private nga mjedisi qytetar i kryeqytetit.
Përpiloi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Më 12 prill, festojmë Ditën Ndërkombëtare të 55-të të Aviacionit dhe Astronautikës. Në këtë datë të vitit 1961, në orën 6 e 7 minuta Greenwich (9 orë e 7 minuta me orën e Moskës), me anijen "Vostok 1" Juri Gagarin filloi turneun e tij të paharrueshëm..
Gati 11 për qind e popullsisë në Bullgari, ose rreth 639 000 njerëz, e identifikojnë veten si myslimanë sipas të dhënave të regjistrimit të vitit 2021. Vetëm popullsia turke numëron 508 378 veta. Pjesa më e madhe e popullsisë myslimane jeton në..
Historitë e harruara të fshatrave bullgarë të zhytur nën ujë për shkak të ndërtimit intensiv të digave në periudhën 1950-1986 do të shfaqen në ekspozitën "Të humbur nën ujë", e cila hapet sot në hapësirën kulturore të kryeqytetit Bobbina...