Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një ekspozitë e re ndjek rrugën e Plovdivit drejt modernitetit

Foto: MRH Plovdiv

Më 6 shtator 2021, kur festojmë 136 vjet nga Bashkimi i Bullgarisë, miqtë dhe banuesit e Plovdivit do të kenë mundësi të vizitojnë falas ekspozitën më të re në Muzeun Rajonal Historik të quajtur “Plovdivi në rrugën drejt botës moderne”. Ekspozita është e renditur në krahun jugor krejtësisht të riparuar të Asamblesë Rajonale të Rumelisë Lindore në sheshin “Sëedinenie” 1dhe është ekspozita e pare e përhershme e cila ndjek modernizimin e qytetit nga Çlirimi i Bullgarisë gjatë vitit 1878 deri në gjysmën e dytë të shekullit të 20. Kjo është koha  në të cilën Plovdivi po e kalon rrugën e vet, që të ndryshojë nga një Perandori Osmane tipike në një qytet oriental, në një qendër industriale dhe kryeqytet kulturor të Bullgarisë Evropiane. Eksponate origjinale ndjekin furnizimiХ me ujë, elektrifikimin dhe vendimet e reja të planifikimit urban, industrializimin, jetën ekonomike dhe ndryshimet në ekzistencën sociale me përhapjen e arritjeve teknike botërore.

Përpiloi: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një valë kulturore franceze po përfshin Sofjen në javët e ardhshme

Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti  është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..

botuar më 24-10-16 7.20.PD

Tregu si fenomen kulturor në të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen

Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..

botuar më 24-10-09 7.35.PD

Takim në Ambasadën e Shqipërisë me studentët e Universitetit të Sofjes

Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..

botuar më 24-10-06 12.05.MD