Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Demarshi lamtumirës i kancelares Angela Merkel në Ballkanin Perëndimor  

Përpara se të përfundojë mandati i saj i fundit kancelarja gjermane Angela Merkel do të vizitojë Beogradin më 13 shtator. Merkel do të bisedojë me presidentin serb Aleksandër Vuçiç për integrimin evropian të Serbisë. Parashikohet dhe një konferencë shtypi pas takimit. Në Beograd ajo do të takohet dhe me përfaqësues të shoqërisë civile nga 6 vende të Ballkanit Perëndimor. Më 14 shtator, në Tiranë, kancelarja do të shqyrtojë me kryeministrin shqiptar Edi Rama të njëjtat çështje. Aty Merkel do të zhvillojë bisedime bilaterale me kryeministrat e Maqedonisë së Veriut, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Kosovës, njoftuan nga kancelaria federale. 

Edi Rama propozon 12 gra për ministre në kabinetin e tij të tretë 

Parlamenti i sapo zgjedhur shqiptar filloi punë. Socialistët të cilët kanë 74 vende në kuvendin 140 anëtarësh, propozuan për kryetaren Lindita Nikolla. Pedagoge universitare dhe ish ministre e arsimit, rinisë dhe sportit, ajo gjithashtu doli se është dhe doajenja në parlamentin e zgjedhur më 25 prill. Përfundoi afati në të cilin presidenti Ilir Meta duhej t’i japë mandatin Edi Rama për formimin e qeverisë së tij të tretë. Meta duhet të nënshkruajë një dekret pëlqimi për ministrat e rinj. E drejtë kushtetuese e presidentit i cili ka marrëdhënie të diskutueshme me Ramën, është të mos nënshkruajë një dekret për asnjë prej kandidatëve të propozuar. Rama tanimë shpalli emrat e 16 ministrave, ku 12 prej tyre janë gra, transmetoi BGNES. 

Një ish komisionar i Bashkimit Evropian nga Qiproja bëhet ministër grek 

I dhanë urgjentisht shtetësi greke një qiprioti, për t’u bërë ministër në Greqi. Ish komisionari evropian nga Qiproja Hristos Stilianidis po merr përsipër Ministrinë e re greke për Mbrojtje Civile dhe Menaxhimin e Krizave, përfshi dhe të pandemisë nga koronavirusi. Sipas kushtetutës greke është e lejueshme që ministrat të kenë një shtetësi të dyfishtë, njëra nga të cilat detyrimisht duhet të jetë greke. Pas zjarreve shkatërruese të verës, kryeministri Kiriakos Mitsotakis kreu ndryshime në qeveri dhe krijoi ministrinë e re. Stilianidis është ish komisionar evropian në ndihmën humanitare dhe menaxhimin e krizave. Ai propozoi një koncept qeverisës të bazuar në parandalimin dhe bashkëpunimin brenda Evropës dhe planet kombëtare të menaxhimit të krizave, transmetoi BGNES. 

Në Bruksel, Kosova dhe Serbia po negociojnë vetëm teknikisht

Pozitat mbeten të ndara, konstatoi në Twitter përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak. Pas bisedimeve në Bruksel më 7 dhe 8 shtator, nuk është arritur një përparim i rëndësishëm, i nevojshëm për caktimin e samitit midis presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit kosovar Albin Kurti. Është shqyrtuar vetëm çështja për personat e zhdukur. Palët kanë shprehur gatishmëri të sigurojnë një prani deri tek arkivat shtetërore mbi temën, përgjithësoi kryetari i delegacionit kosovar zëvendëskryeministri Besnik Bislimi. Drejtori i Zyrës Serbe për Kosovën dhe Metohinë Petër Petkoviç deklaroi se, një raund i ri i dialogut do të mbahet në tetor. Prishtina duhet të zbatojë marrëveshjen për krijimin e Bashkimit të Komunave Serbe në Kosovë, këmbënguli Petkoviç. 

Një krizë qeveritare në Rumani 

6 ministra, të kryesuar nga zëvendëskryeministri Dan Barna, dhanë dorëheqje në Rumani dhe shkaktuan një krizë qeveritare. Partnerët e koalicionit nga “Bashkimi për Shpëtimin e Rumanisë - Partia e Lirisë, Unitetit dhe Solidaritetit "(USR-PLUS) u largua nga koalicioni i madh i krahut të djathtë, të pakënaqur nga shpërndarja e 10 miliardë eurove, sipas një programi për projektet e infrastrukturës lokale. Nga koalicioni reformist deklaruan se, kjo është një shpërndarje të parave shtetërore klientelës politike në nivel lokal, njoftoi televizioni DiGi24. Reformatorët e akuzojnë kryeministrin liberal Florin Katsu, se është një marionetë e presidentit Klaus Johannes dhe këmbëngulin për një kryeministër të ri, duke përmendur emrin e Ludwig Orban. Nëse nuk arrihet kompromis midis liberalëve, reformistëve dhe partisë së pakicës hungareze - Rumania përsëri do të shkojë në zgjedhje parlamentare, pas dhjetorit të vitit 2021. 

Presidenti turk botoi një libër në 7 gjuhë 

Presidenti turk Rexhep Erdogan botoi libër i titulluar “Është e mundur një botë më e drejtë”. Në të, burrë shteti reflekton mbi çështje të tilla si kriza e migrimit, terrorizmi ndërkombëtar dhe islamofobia. Presidenti mendon se, OKB-ja ka nevojë prej reformave fondamentale, të themeluar mbi parimin “paqja është më shumë se pesë”, saç janë dhe anëtarët e përhershëm të Këshillit për Sigurim. Sipas Erdoganit, “Qëllimi i Turqisë është të krijojë një sistem në të cilin pushteti i përket atij që ka të drejtë, dhe jo anasjelltas - ai që është i fortë të ketë të drejtë.” Është e pamundur që problemet bashkëkohore të zgjidhen përmes institucioneve, të krijuara në përshtatje me kërkesat e së kaluarës, është e dukshme se, këto institucione krijojnë probleme të reja, pohon lideri turk. Që të gjitha të ardhurat nga libri, i cili është i përkthyer në anglisht, arabisht, gjermanisht, frëngjisht, rusisht dhe spanjisht, do t’i dhurohen Ministrisë së Menaxhimit të Emergjencave, njoftoi ITAR-TASS.  

Përpiloi: Ivo Ivanov 

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva 

Foto: EPA/BGNES

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Shkupi pretendon se Bullgaria nuk ka një projekt për lidhje hekurudhore përgjatë Korridorit nr.8 Ndërtimi i linjës hekurudhore nga Kriva Pal в anka deri në Bullgari përgjatë Korridorit nr. 8 mund të humbasë financimin nga BE-ja për shkak..

botuar më 24-06-28 2.45.MD
Presidenti Rumen Radev

Klasa politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka frikë të njohë ekzistencën e fjalës "bullgar" atje

Kreu i shtetit Rumen Radev bëri thirrje për veprime konkrete të menjëhershme nga qeveria bullgare dhe institucionet evropiane për respektimin e parimeve evropiane për zgjerimin e Bashkimit Evropian. “Qeveria e re në shtetin tonë fqinj ka treguar..

botuar më 24-06-26 8.09.MD
Doc. Dr. Spas Tashev

Integrimi evropian nuk do të jetë ndër prioritetet kryesore të qeverisë së sapozgjedhur të Maqedonisë së Veriut

Festa e Frymës së Shenjtë në Bullgari shënohet edhe si Dita e Maqedonisë. Tradita filloi pas Kryengritjes së Ilindenit të vitit 1903, pasi fillimisht ishte Dita e Luftës për Maqedoninë dhe Edrenenë, dhe pas Luftës së Parë Botërore u bë "Dita e..

botuar më 24-06-24 4.03.MD