Një nga bullgarët e shumtë të vegjël nëpër botë priti me shumë emocion ditën e parë shkollore në mijëra kilometra nga Bullgaria. Pavarësisht se është larg nga atdheu, Gabriella Ivanova nuk pushon së mësuari gjuhën dhe kulturën amtare në Shkollën Bullgare “Rajna Knjaginja” në Dublin. Ajo mbërrin në kryeqytetin irlandez përpara një viti, bashkë me prindërit e saj dhe pohon se, tanimë është përshtatur me mjedisin e ri dhe ka shokë të shumtë irlandezë. Pohon se ajo e cila e lidh më tepër me atdheun është dashuria ndaj muzikës bullgare.
Gabi është vetëm 11 vjeçe, por tashmë ka mbi 30 dekorata kombëtare dhe ndërkombëtare muzikore. Kur ka qenë 4 vjeçe e gjysmë e kanë pranuar në korin e fëmijëve Pim-Pam. Ka qenë në klasë të parë kur ka marrë pjesë në korin e Fëmijëve të Filarmonisë së Sofjes, merret me pop, xhaz dhe këngë popullore, luan në piano, kurse në Dublin shkon në shkollën artistike Broadway pranë Gaiеty theater. Zëri i saj është fenomenal me një diapazon mjaft të gjerë. Kjo duket më qartë, kur fillon të këndojë këngë popullore. “Më vjen shumë mirë të këndoj muzikën tonë popullore, ndihem krenare në momente të tilla. Muzika bullgare është shumë e bukur, por dhe e vështirë për t’u kënduar”- shënon Gabi.
Pavarësisht se jeton në Irlandë, vajza këmbëngul që të marrë përgatitjen e vet muzikore prej pedagogëve bullgarë. Por, si kalon arsimi i saj? “Ata lidhen me mua në skype. Unë kam në telefonin tim pjesë këngësh të ndryshme si regjistrime dhe filloj të këndoj në online. Mësuesi më dëgjon dhe më korrigjon. Formohet një gjë shumë e mirë!”- pohon Gabi. Dhe një ndodhi nga shkolla e saj irlandeze:
“Tani, për shkak të koronavirusit, nuk na lejojnë të këndojmë në klasë. Por, njëherë kur bëra prezantimin e kostumeve popullore bullgare dhe të traditave në shkollë, fëmijët mu lutën fshehurazi t’u këndojë diçka. Por, ama unë kur këndoj, nuk mundem të këndoj me zë të ulët dhe të butë. Dhe kur fillova të këndoj, atyre u hapën sytë - ishin të mahnitur!”- tregon Gabi.
Paraqitja e saj e fundit është videoja muzikore “Me mua dhe ty”, prodhuar nga këngëtari hip-hop dhe R'n'B bullgar, producent dhe drejtues të programeve VenZy.
Vet VenZi merr pjesë në video, si dhe shokët e Gabit. Kënga na kthen në ditët tona më të shkujdesura të fëmijërisë, për të na rikujtuar se çfarë është përsëri të jesh i vogël dhe pozitiv. “Mesazhi është sesa e rëndësishme është të kesh shokë, të ketë marrëdhënie të përbashkëta të mira midis njerëzve, të mos ketë urrejtje”-thotë Gabi. Dhe shton se, midis provave, pjesëmarrjeve nëpër konkurse dhe shkrimit të detyrave, i mbetet mjaft kohë për të lozur dhe për të komunikuar. Pohon se me një kënaqësi viziton shkollën bullgare në fund të javës. Në sajë të pedagogëve bullgarë në Dublin, vajza nuk mbetet mbrapa dhe nga sistemi ynë arsimor.
“Programi është absolutisht i njëjtë, por në një lloj më të vonuar, është më i larmishëm! Si tërësi çdo gjë është bërë si një lojë, për të na treguar se mësimi mund të jetë i këndshëm, me idenë të na frymëzojnë të shkojmë me një kënaqësi në shkollë”- thotë Gabi. Por, si e përfytyron ajo të ardhmen? “Tu them të drejtën dua të bëhem një këngëtare e njohur dhe të shkoj në konkurse të mëdhenj ndërkombëtar, si “Eurovision”. Por, si do ta arrijë këtë? - me shumë punë, me shumë ushtrime, por dhe...me ndihmën e mamasë, e cila gjithmonë më përkrahë. Mami im është një super-mama!” thotë në përfundim Gabi. Kurse ne i urojmë shumë sukses talentit të ri!”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkivi personal
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..
Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve..
Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së..