Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

"Libër të mësoj, sukses të arrij"

Foto: BGNES

Dita e parë shkollore gjithnjë është një festë për mësuesit, nxënësit dhe familjet e tyre. Edhe fëmijët e rritur të zhytur në problemet e tyre adoleshente emocionohen, zgjedhin me kujdes veshjet e tyre dhe natyrisht blejnë lule për mësuesit e tyre të preferuar. Kjo traditë është e shtrenjtë për ne trashëgimtarët e sotëm të brezave të tëra bullgarësh me një dashuri shekullore ndaj arsimit.

Dihet se shkollat bullgare në trojet tona u krijuan në shekullin e IX. Ato u themeluan nga Princi Boris pas ardhjes së nxënësve të Shenjtorëve Kirill dhe Metodij. Gjatë sundimin osman pothuajse çdo vendbanim kishte shkollën e vet të mbështetur nga të gjithë në komunitetin sipas gjendjes materiale. Në vitet 30-të të shekullit XIX u shfaq i ashtuquajturi sistemi i mësimit të ndërsjellë, në të cilin për shkak të mungesës së mësuesve të mjaftueshëm, nxënësit më të përparuar mësuan fillestarët. Sidomos i madh është roli i shkollës për Rilindjen Kombëtare Bullgare, kur ajo ishte jo vetëm në vatër arsimore, por edhe kulturore. Në atë kohë mësuesit ishin edhe muzikantët, kompozitorët, shkrimtarët, artisët. Pas Çlirimit të Bullgarisë nga zgjedha osmane (1878) shumë bullgarë studiuan në Rusi ose në universitete prestigjioze evropiane. Duke u kthyer në atdhe, disa prej tyre u bënë mësues. Ndër ta ishte edhe Stojan Beshkov. Ai lindi në qytetin Svishtov dhe mësoi muzikë te Janko Mustakov – krijuesi i korit të parë të përzier tek ne. Në vitin 1885 Beshkov u diplomua në shkollën muzikore në Odesë. Pas kësaj ai jepte mësime në qytete të ndryshme të Bullgarisë, dhe më gjatë në qytetin Vrana, ku ndër nxënësit e tij ishin Dobri Hristov (një nga kompozitorët e parë profesional tek ne) dhe Petër Rajçev (këngëtari i parë operistik bullgar me karrierë botërore). Stojan Beshkov krijoi muzikën e këngëve të mrekullueshme shkollore, megjithëse autorësia e tij për disa prej tyre nuk dihet gjerësisht. Ndër to është “Fëmijë e bukur” sipas tekstit të patrikut të letërsisë bullgare Ivan Vazov. Edhe më sot kjo këngë është e dashur për breza të tëra dhe tingëllon ditën e parë shkollore.


Më shumë nga rubrika

Sofja është sfondi i videoklipit të këngës "Jetë në riparim"

Petko Sllavov është kompozitor, basist, kitarist. Në fillim të vitit 2014 në tregun muzikor bullgar doli albumi i tij i parë solo - "Shënimet e të dashuruarit të fundit", i cili përfshin 10 këngë dhe mund të dëgjohet në Spotify, ITunes, si dhe në..

botuar më 22-01-17 10.10.PD
Elena Nikollaj

Në Gjenovë u inaugurua një pllakë përkujtimore e këngëtares së madhe të operës Elena Nikollaj

Në qytetin italian të Gjenovas u zbulua një pllaka përkujtimore e këngëtares së njohur bullgare të operës - mezzo-sopranos Elena Nikollaj. Nisma është e Konsullatës sonë të Përgjithshme në Milano. Pllaka e Elena Nikollaj, e lindur si Stojanka..

botuar më 22-01-14 4.18.MD

“Nuk mund të ndalem” – projekti më i ri i muzikantit Ivan Radullovski

Ivan Radullovski është këngëtar, autor i teksteve dhe producent. Me muzikë merret që nga mosha më e re. Në vitin 2013 mori pjesë në sezonin e dytë të shfaqjes televizive muzikore “X Factor”, ndërsa nga viti 2015 nisi karrierën e vet solo. Kënga..

botuar më 22-01-14 10.25.PD
Подкасти от БНР