Letra me vlerë të borxhit për 150 milion euro në leva do të ofrohen për blerje në tregun e brendshëm, njoftoi Banka Popullore Bullgare. Obligacionet kanë një maturim prej 10 vjet e gjysmë. Ky do të jetë emisioni i parë në mandatin e Ministrit të ri në detyrë të Financave, Valeri Bellçev. Deri më tani, Bullgaria ka qarkulluar 500 milionë euro borxh të ri të brendshëm për 2021 me një kufi prej 2.2 miliardë eurosh.
Në fillim të gushtit dhe në fund të mandatit të ish-ministrit të financave në detyrë Asen Vasilev, shteti mori një borxh të ri prej 100 mln eurosh, përmes obligacioneve pesëvjeçare. Fitueshmëria e tyre ishte negative.Kompania ruse "Lukoil" planifikon të shesë rafinerinë e saj bullgare në Burgas, e cila është më e madhja në Ballkan, shkruan “Financial Times” (FT). Kontrata pritet të shpallet deri në fund të vitit 2024. “Lukoil” i dërgoi tashmë një letër presidentit..
Punëdhënësit po kundërshtojnë në gjykatë rritjen e pagës minimale. Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari njoftoi se paraqitën një ankesë në Gjykatën e Lartë Administrative. Rreth 430 000 njerëz në vend marrin pagën minimale. Ka dy arsye për..
Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë aftësinë konkurruese për shkak të deficiteve në rritje në arsim, kujdesin shëndetësor,..