Gjyqtarja bullgare Raja Ivanova drejtoi finalen e grave në Kampionatin Evropian të Futbollit për persona me aftësi të kufizuara. European Life Goals Games 2021 në qytetin e Utrehtit, Holandë, njoftoi sportal.bg.
Ndeshja për medaljet e arta midis skuadrave të Rumanisë dhe Danimarkës përfundoi me rezultatin 5: 0 për fqinjët tanë veriorë, por prapë ishte e mbushur me emocione dhe situata të diskutueshme, të cilat ekipi i gjyqtarëve i trajtoi pa asnjë problem.
Ivanova, profesioni kryesor i së cilës është gazetaria sportive, ishte një gjyqtare aktive në Unionin Bullgar të Futbollit deri në 2013.Mbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..
Tenisti më i mirë i Bullgarisë, Grigor Dimitrov, u kualifikua në çerekfinalen e US Open, pasi mundi rusin Andrej Rjublev. Në ndeshje që zgjati tre orë e 40 minuta, Dimitrov fitoi 3:2 sete - 6:3, 7:6 (3), 1:6, 3:6, 6:3 dhe barazoi bilancin e..
Paraolimpisti Ruzhdi Ruzhdi fitoi titullin e dytë olimpik në karrierën e tij. Atleti bullgar fitoi një medalje të artë në gjuajtjen e gjyles (kategoria F55) në Lojërat Paraolimpike në Paris. Paraqitja e shkëlqyeshme dhe 12.40 metrat e arritur..