Një delegacion i eurodeputetëve dhe ekspertëve nga Parlamenti Evropian mbërriti në Bullgari për një vizitë dy-ditore për të studiuar situatën me sundimin e ligjit, tha korrespondentja e BNR në Bruksel, Angelina Piskova. Nga gjithsej 23 persona, 7 janë eurodeputetë nga secili grup politik në Parlamentin Evropian, pjesa tjetër janë ekspertë. Socialistët përfaqësohen nga eurodeputetja bullgare Elena Jonçeva. Të gjithë janë anëtarë të Grupit të Monitorimit të Komisionit për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Punët e Brendshme në Parlamentin Evropian.
Janë planifikuar takime me Presidentin Rumen Radev, Kryeministrin Stefan Janev, Ministrat e Punëve të Brendshme - Bojko Rashkov, të Drejtësisë - Janaki Stoillov, të Kulturëa - Velislav Minekov, Zëvendëskryeministrin për Fondet e BE -së Atanas Pekanov, Kryeprokurorin Ivan Geshev, Avokaten e Popullit Diana Kovaçeva dhe deputetë nga Legjislatura e fundit e Kuvendit Popullor. Vëmendje e veçantë do t'i kushtohet lirisë së mediave.“Bullgaria Demokratike” (DB) përmes një mesazhi për mediat deklaroi se kërkon që propozimet për kryeministër dhe përbërja e Këshillit të Ministrave të diskutohen në një takim lidershipi dhe pas arritjes së marrëveshjes përfundimtare të menaxhimit...
Seanca e re plenare e Kuvendit Popullor nisi me deklarimet për prioritetet e partive. Për GERB-SDS detyrë kryesore është formimi i një qeverie të rregullt dhe një mazhorancе të qëndrueshme qeverisëse, deklaroi deputeti Toma Bikov. Ai shpjegoi se në javët në..
GERB-SDS, "Bullgaria Demokratike" (DB), Partia Socialiste Bullgare (BSP) dhe "Ka një popull të tillë" (ITN) po rifillojnë negociatat intensive për formimin e një qeverie. Kjo u vendos në një këshill presidencial në parlament, raportoi BNT. Sipas burimeve..
GERB-SDS, "Bullgaria Demokratike" (DB), Partia Socialiste Bullgare (BSP) dhe "Ka një popull të tillë" (ITN) po rifillojnë negociatat intensive për formimin e..
Metapneumovirusi nuk është i ri dhe nuk shkakton sëmundje të rënda. Tashmë ka një ulje të sëmundshmërisë në Kinë dhe nuk ka vdekje, tha për bTV,..
Është nënshkruar një protokoll për bashkëpunim dhe shkëmbim ndërmjet Ministrive të Arsimit dhe Shkencës në Bullgari dhe Ukrainë për 4 vite akademike deri në..