Aksidenti me një helikopter ushtarak Mi-24 në Bregun e Fildishtë më 10 shtator në pjesën veriore të vendit, ku vdiqën pesë persona, përfshirë tre bullgarë, ishte për shkak të motit të keq. Këtë e bëri të ditur kreu i forcave të armatosura, gjeneral Lassina Doumbia, cituar nga AFP, pas hetimit të zhvilluar, transmetoi BGNES.
Kërkuesit kanë arritur të rimëkëmbin një nga kutitë e zeza të helikopterit dhe të gjejnë eshtrat e pesë anëtarëve të ekuipazhit. Helikopteri ka qenë në mision, tha zëdhënësi i qeverisë Amadou Coulibaly pa dhënë detaje. Viktimat në Bregun e Fildishtë do të nderohen në Abixhan të premten. Do të organizohet një ceremoni në nder të instruktorëve të huaj para riatdhesimit të trupave të tyre.Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të Konfederatës së..
Ne punojmë me Institutin INSAIT të Universitetit të Sofjes. Nëse projekti ynë miratohet, në vitin 2026, do të ndërtojmë një fabrikë të inteligjencës artificiale (AI), tha për BNR Petër Statev nga Bordi Mbikëqyrës i “Sofja Teh Park”. Superkompjuteri..
Bullgaria mori sinjale inkurajuese në takimin e Eurogrupit."Vendi bëri një përparim të mëtejshëm në përmbushjen e kriterit të stabilitetit të çmimeve", tha Komisioneri Evropian për Ekonominë Valdis Dombrovskis. Kur Sofja konsideron se është gati të..
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për..
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e..
Ekspozita Ndërkombëtare për Vreshtari dhe Verëtari "Vinaria 2025" do të prezantojë trendet më të fundit në prodhimin e verës në Panairin e Plovdivit. Në..