Kënga “Tulipan je, apo zymbyl” e njohur nga repertori i këngëtares së madhe Verka Siderova ka variante të shumta. Ndoshta motërzimi më i ri dhe me siguri – më i pazakontë është interpretimi i këngëtarëve Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenoiv.
Kënga është nga albumi i tyre i dytë “Koha më e mirë” i cili doli në tregun muzikor në fund të vitit 2020. Dueti, i njohur me emrin Dimitër&Hristo, krijon muzikë të vet prej autori të lidhur thellë me folklorin tonë. Këngët në album mbajnë vetëm ide dhe emocione pozitive.
Këngën “Tulipan je, apo zymbyl” muzikantët e incizuan në shpellën “Sëeva Dupka”, për të cilën supozohet se ekziston më se 3 milion vjet. Për shkak të kushteve specifike, incizimi u bë vetëm një herë (one shot).
“Tulipan je, apo zymbyl”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) me dirigjent Antoni Donçev hap sezonin e ri krijues me një koncert më 24 tetor në Studion e Parë të Radios. Programi përfshin muzikë origjinale nga Dimitër Bodurov - pianist, kompozitor dhe producent..
Gjithmonë origjinale, Preja tërheq vëmendjen e adhuruesve të saj me këngën e re "Çdo ditë". Në të këngëtarja drejton një mesazh të veçantë bazuar në një histori shumë personale. Si autore e tekstit, Preja mori frymëzim nga partneri i saj prej shumë..
Pas suksesit të këngës "Dashuria si një qiell" , e cila ishte kënga bullgare më e luajtur për 12 javë, Miro na sjell një këngë të re. "I butë" është rezultat i një bashkëpunimi befasues - këtu këngëtari punon me Kristian Kostov , i cili e..
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të..