Grupi i monitorimit nuk është një organ hetimor. Qëllimi ynë është të mbledhim informacion dhe të provokojmë debat, të njohim Parlamentin Evropian me problemet reale në Bullgari dhe të gjejmë mjete për zgjidhjen e tyre. Kjo u tha për BNR nga eurodeputetja bullgare Elena Jonçeva nga grupi i socialistëve. Ajo është anëtare e delegacionit të eurodeputetëve, i cili ndodhet në Sofje për të studiuar situatën me sundimin e ligjit në vend. "Bullgaria tashmë është në fokusin e eurodeputetëve dhe kushdo që vjen në pushtet nuk do të mund të shkelë në mënyrë drastike sundimin e ligjit dhe lirinë e mediave," tha Jonçeva.
Eurodeputetët do të mbajnë një konferencë për shtyp para se të largohen më 24 shtator.Pa kompensim për çmimin e energjisë elektrike, ndërmarrjet do të jenë jokonkurruese. Ata që nuk mund ta kalojnë dot rritjen e çmimit të energjisë elektrike në çmimet e produkteve të tyre dhe ata që kanë kontrata ndërkombëtare do të falimentojnë. Të..
Qëndrimi i qeverisë është konstant. Kisha Ortodokse Bullgare është një dhe e pandashme, uniteti i saj është i një rëndësie të veçantë për shoqërinë. Duke marrë parasysh parimet e sundimit të ligjit dhe ndarjen e pushteteve, zgjidhja e çështjes me dy..
Organizata turistike "Caribrod" njofton bashkëqytetarët, vizitorët dhe turistët në territorin e komunës së Caribrodit se nisi nga puna aplikacioni i ri - "Go Dimitrovgrad". Këtë e bën të ditur portali multimedial në gjuhën bullgare dhe serbe FAR,..
GERB-SDS, "Bullgaria Demokratike" (DB), Partia Socialiste Bullgare (BSP) dhe "Ka një popull të tillë" (ITN) po rifillojnë negociatat intensive për formimin e..
Seanca e re plenare e Kuvendit Popullor nisi me deklarimet për prioritetet e partive. Për GERB-SDS detyrë kryesore është formimi i një qeverie të rregullt..
“Bullgaria Demokratike” (DB) përmes një mesazhi për mediat deklaroi se kërkon që propozimet për kryeministër dhe përbërja e Këshillit të Ministrave të..