Gruri i korrur në vitin 2021 është 52% më shumë se një vit më parë, i cili ishte plot shumë probleme në prodhimin e grurit. Rendimenti i grurit arriti në 7.16 milion tonë. Ky është viti më i mirë që nga viti 2017 për sektorin në Bullgari. Kjo u tha nga Ministri i Bujqësisë Hristo Bozukov në një takim të Këshillit Konsultativ për Grurin. Mostrat e analizuara tregojnë se korrja është e një cilësie që plotëson kërkesat e industrisë së bluarjes për prodhimin e miellit me cilësi të lartë.
Po vëzhgohet rritje edhe në prodhimin e elbit - me 27.2%, dhe të kolzës vajëse - me 36% në krahasim me vitin 2020.Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..
Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..
Përshpejtim të inflacionit në 1.1% në tetor krahasuar me një muaj më parë, regjistroi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në bazë vjetore, indeksi është 1.8 për qind. Në tetor, çmimet e mallrave dhe shërbimeve për argëtim dhe kulturë janë rritur me 8,6%, për..