Gruri i korrur në vitin 2021 është 52% më shumë se një vit më parë, i cili ishte plot shumë probleme në prodhimin e grurit. Rendimenti i grurit arriti në 7.16 milion tonë. Ky është viti më i mirë që nga viti 2017 për sektorin në Bullgari. Kjo u tha nga Ministri i Bujqësisë Hristo Bozukov në një takim të Këshillit Konsultativ për Grurin. Mostrat e analizuara tregojnë se korrja është e një cilësie që plotëson kërkesat e industrisë së bluarjes për prodhimin e miellit me cilësi të lartë.
Po vëzhgohet rritje edhe në prodhimin e elbit - me 27.2%, dhe të kolzës vajëse - me 36% në krahasim me vitin 2020.1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..
Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..