Gruri i korrur në vitin 2021 është 52% më shumë se një vit më parë, i cili ishte plot shumë probleme në prodhimin e grurit. Rendimenti i grurit arriti në 7.16 milion tonë. Ky është viti më i mirë që nga viti 2017 për sektorin në Bullgari. Kjo u tha nga Ministri i Bujqësisë Hristo Bozukov në një takim të Këshillit Konsultativ për Grurin. Mostrat e analizuara tregojnë se korrja është e një cilësie që plotëson kërkesat e industrisë së bluarjes për prodhimin e miellit me cilësi të lartë.
Po vëzhgohet rritje edhe në prodhimin e elbit - me 27.2%, dhe të kolzës vajëse - me 36% në krahasim me vitin 2020.Ekonomia e vendit është në 64për qind të nivelit mesatar evropian. Niveli prej 70 për qind që arriti Rumania ende nuk është kapërcyer. Ajo që e dallon Bullgarinë nga vendet e tjera të rajonit është se ato kanë nivele më të larta investimesh, sundim më..
Bullgaria është ndër prodhuesit më të mëdhenj të vajit të livandës në botë. Pothuajse 100% e vajit është orientuar drejt eksportit. Vaji i livandës është më i kërkuari në SHBA, Gjermani, Francë, Austri, Holandë, Indi, Britani të Madhe, Spanjë, Kanada,..
Për sa i përket prodhimit dhe eksportit të biçikletave, Bullgaria është ndër 10 vendet e para në BE, njoftoi qendra për shtyp e Ministrisë së Transportit dhe Komunikacioneve. Gjatë një takimi të Këshillit Joformal në Bruksel, 3-4 prill,..