Qeveria e përkohshme po punon për të siguruar çmime më të mira për të gjithë konsumatorët. Kjo u njoftua nga Kryeministri Stefan Janev në një konferencë në të cilën u prezantuan masat e planifikuara nga qeveria e përkohshme në sferën e energjisë. Ai tha se në dy muajt e fundit Bullgaria ka disa nga çmimet më të ulëta të qëndrueshme në BE, duke theksuar se çmimet e larta të energjisë janë për shkak të faktorëve ndërkombëtarë. Skema e mbështetjes financiare e zhvilluar nga qeveria parashikon kompensim prej 50 leva (25.56 euro) për një megavat orë të shpenzuar për shkak të çmimeve të larta të energjisë elektrike. Ky mekanizëm do të përfshihet në buxhet për 6 muajt e parë të vitit 2022. Është planifikuar gjithashtu të operojë një zyrë kleringu në interes të konsumatorëve dhe tregtarëve të energjisë elektrike. Ajo do të balancojë interesat e tyre dhe tregu do të bëhet më fleksibël.
Stefan Janev theksoi se strategjia jonë e energjisë është e vjetëruar. Ai bëri thirrje për një bisedë ekspertësh mbi të ardhmen e centralit atomik “Belene”, në të cilën do të merrnin pjesë specialistë, raportoi BGNES.
Kryetari i Komisionit për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit Ivan Ivanov siguroi se për konsumin e energjisë elektrike, ngrohjes dhe ujit të nxehtë për nevoja shtëpiake nuk do të ketë ndryshim të çmimeve aktuale para fundit të këtij viti.Ministrat e financave të eurozonës diskutuan zbatimin e kërkesave për vënien në qarkullim të monedhës së përbashkët në Bullgari, njoftoi kryetari i Eurogrupit Paskall Donahju pas një takimi në Bruksel, transmeton BTA. Ai theksoi se, sipas BE-së,..
"Punonjës në administratë nuk janë fjalë të pista" – me një slogan të tillë në fillim të muajit prill, punonjësit e shtetit protestuan nën dritaret e qeverisë. Shkak kanë qenë pagat e ulta të punonjësve në administratën shtetërore krahasuar me pagën..
Norma e papunësisë në eurozonë në maj u stabilizua për të dytin muaj radhazi në një nivel rekord të ulët që nga viti 1998 prej 6.4%. Në Bullgari papunësia u ul në 4.4% në maj nga 4.5% në prill. Papunësia e të rinjve (për personat nën moshën 25 vjeç)..