Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 29 shtatorin

Ftohje graduale e motit

Foto: BGNES

Të mërkurën do të jetë me vranësira, do të bjerë shi mbi Bullgarinë Perëndimore, me sasi më të konsiderueshme në rajonet jugperëndimore. Temperaturat minimale do të jenë midis 10 ° dhe 15 °, dhe ato maksimale nga 16 ° në 21 °, për Sofjen - deri në 18 °.

Një erë mesatare verilindore do të fryjë mbi bregdetin e Detit të Zi. Temperaturat maksimale do të jenë 19 ° - 20 °. Temperatura e ujit të detit është 20 ° - 21 °. Lëvizja e detit do të jetë rreth 3 ballë.

Mbi malet retë do të jenë të rëndësishme me reshje shiu, në pjesët më të larta – me reshje bore. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë deri në 12 °, në 2000 m deri në 6 °. Në vendpushimet e Pamporovo dhe Borovec termometrat do të tregojnë deri në 10 °, në Bansko – deri në 14 °.

Të enjten, temperaturat do të ulen, por do të ketë shi të lehtë vetëm në disa vende, parashikon Instituti Kombëtar i Meteorologjisë dhe Hidrologjisë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kushtet për shëtitje në male janë të shkëlqyera

Kushtet për shëtitje në male në ditën e parë të 2025 janë të shkëlqyera. Kështu njoftuan për BTA nga Shërbimi i Shpëtimit Malor i Kryqit të Kuq Bullgar. Është me diell dhe e qetë. Në disa nga resortet, disa objekte nuk funksionojnë. Temperatura maksimale në..

botuar më 25-01-01 11.32.PD

Në mënyrë simbolike ngritëm barrierën në kufirin midis Bullgarisë dhe Rumanisë

Pikërisht në mesnatën e 1 janarit, me heqjen simbolike të barrierës kufitare, ministrat e brendshëm të Bullgarisë, Atanas Illkov, dhe të Rumanisë, Cătălin Predoiu, shënuan fillimin e anëtarësimit të plotë të dy vendeve në Shengen. Një bandë tunxhi e forcave..

botuar më 25-01-01 9.58.PD
Pika Kufitare

Kryeministri Gllavçev shkon në postbllokun "Kullata" me rastin e hyrjes së Bullgarisë në Shengen

Në ditën e parë të vitit të ri 2025 - më 1 janar, nga ora 10:30, kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev, së bashku me ministra dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore, do të vizitojnë pikën "Kulata" në kufirin tonë me Greqinë. Arsyeja e vizitës..

botuar më 25-01-01 8.10.PD