Komisioni Rregullator i Energjisë dhe Ujit miratoi çmimin e gazit natyror për tetorin me përmasë 94.54 leva / MWh – pa taksa dhe akcizë. Rritja është me 36.2%. Në vendimin e rregullatorit është shënuar se rritja e çmimit të gazit natyror në tetor pasqyron trendin e rritjes së mprehtë të çmimeve të karburantit blu në tregjet ndërkombëtare të gazit. Në një konferencë drejtori ekzekutiv i “Bullgargazit” Nikollaj Pavllov njoftoi se pavarësisht rritjes së çmimeve, konsumatorët bullgarë paguajnë 26-30% më pak se çmimet në tregjet evropiane. Çmimi është i vlefshëm deri në fund të muajit, njoftoi reporterja jonë Juliana Kornazheva.
Vetëm nga prilli deri në shtator çmimi i gazit tashmë është dyfishuar nga 33.20 leva / mWh në 69.4 leva / mWh, kujton “Dnevnik”.Qeveria kërkoi një takim urgjent me përfaqësuesit e Komisionit Evropian për shkak të prokurimit të anuluar për blerjen e 35 trenave sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Ministri i transportit Grozdan Karaxhov në komisionin përkatës..
Të premten temperaturat minimale do të jenë nga minus 7 deri në minus 2°, në Sofje – rreth minus 3°. Në pjesën më të madhe të vendit do të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësira të theksuara do të ketë në rajonet jugperëndimore, lindore dhe në..
Ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev theksoi se Bullgaria me përpikëri do të ndjekë konsensusin e arritur evropian në lidhje me integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Georgiev theksoi se vendi ynë po vazhdon të zërë pozita të..
Për herë të parë, Chef's Food Park do të mbahet në Stara Zagora si pjesë e edicionit të tretë të Forumit Kombëtar të Kuzhinës " Chef's Secrets -..