Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Zgjeruan zonën për orën e mbrëmjes në Greqinë Veriore

Për arsye të kalimit në zonën e kuqe për nga numri i të infektuarve dhe të shtruarve në spital me koronavirus u vendos orë e mbrëmjes në rajone të reja të Greqisë Veriore. Në Selanik, Halkidiki, Kilkis dhe Larisa u ndalua lëvizja nga ora 01.00 pas natës deri në orën 06.00 në mëngjes. Muzika është gjithashtu e ndaluar në vendet argëtuese. Sipas mjekëve, mungesa e distancës dhe lëvizja jashtë pa maska ​​janë arsyet që çuan në përhapjen më të gjerë të Covid-19. Në veri, numri i të vaksinuarve është gjithashtu i ulët në krahasim me zonat e tjera të vendit. Për dy javë të njëjtat kufizime kanë qenë në fuqi për zonat kufitare me Bullgarinë Ksanti, Kavala dhe Drama. Por kushtet për të hyrë në Greqi nuk ndryshojnë, njoftoi korrespondentja e BNR Katja Peeva.

Maqedonia Veriore raportoi regjistrimin si të suksesshëm

Përfundoi regjistrimi i parë në 20 vitet e fundit në Republikën e Maqedonisë Veriore. Sipas të dhënave të papërpunuara 1 832 696 njerëz jetojnë në vend. 204 805 shtetas të Maqedonisë Veriore janë të regjistruar jashtë vendit, tha drejtori i Institutit Shtetëror të Statistikave, Apostoll Simovski. Numri i personave që refuzuan të numërohen është minimal. Ka 568 175 familje dhe 837 255 banesa në vend. Rezultatet zyrtare të regjistrimit do të shpallen pas gjashtë muajsh, njoftoi Agjencia Maqedonase e Lajmeve.

Në Tiranë janë të pakënaqur që po mbahen peng në mosmarrëveshjen midis Shkupit dhe Sofjes

Bllokada e Bullgarisë e bën Maqedoninë e Veriut peng të procesit të pranimit dhe e vendos Shqipërinë në një situatë absurde. Këtë e tha Kryeministri shqiptar Edi Rama gjatë vizitës së Presidentes së Komisionit Evropian Ursula Von der Layen në Tiranë. Von der Layen tha se bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për pranimin në BE duhet të fillojnë deri në fund të vitit. Brukseli do të vazhdojë të investojë në zhvillimin e Ballkanit Perëndimor. Blloku është i fokusuar në mobilizimin e 9 miliardë eurove në projekte dhe në rritjen e investimeve në 20 miliardë euro në periudhën e viteve 2021-2027 për rajonin dhe popullsinë e tij 18 milionëshe. Këtë vit BE-ja siguroi gjysmë miliardë euro për projekte në Ballkanin Perëndimor dhe po synon të sigurojë edhe 600 milionë euro të tjera, tha Von der Layen.

Ngjitëset duhet të zgjidhin krizën kufitare midis Serbisë dhe Kosovës

Beogradi dhe Prishtina bënë një hap drejt një marrëveshjeje. Ata mund të fillojnë të zgjidhin krizën kufitare lidhur me vendosjen reciproke të targave të përkohshme nga Prishtina për makinat serbe që hyjnë në vend. “Kemi marrëveshje”, tha Mirosllav Lajçak, ndërmjetësi i BE-së në zgjidhjen e mosmarrëveshjes. Drafti i dokumentit, i cili pret miratimin përfundimtar të Serbisë, u hartua gjatë bisedimeve indirekte në Bruksel, raportoi media shqiptare oranews.tv. Sipas propozimit, targat nuk duhet të hiqen, por do të ngjiten afishe mbi to. Palët negociuese gjithashtu ranë dakord për një draft prej tre propozimesh. Parashikohet tërheqja e forcave speciale të Kosovës, vendosja e forcave të KFOR-it dhe heqja e barrikadave në pikat kufitare.

Për shkak të imunizimit të ulët kërkuan një votëbesim ndaj qeverisë rumune

Partia më e madhe opozitare e Rumanisë, Social Demokrate, paraqiti një votë mosbesimi në parlament kundër qeverisë liberale të Florin Këcu. Motivi është se vendi ka një nga nivelet më të ulëta të imunizimit në BE, raportoi digi24.ro TV. Vetëm 1/3 e popullsisë 19 milionëshe është e vaksinuar, që është numri më i ulët pas Bullgarisë. Votimi do të bëhet pas 4 tetorit. Ndërkohë, Komisioni Evropian miratoi Planin Kombëtar të Rehabilitimit dhe Qëndrueshmërisë të Rumanisë pas pandemisë, me vlerë 29.2 miliardë euro. 41 për qind e parave janë të destinuara për investime dhe reforma në fushën e mjedisit dhe “tranzicionit të gjelbër”, dhe 21 për qind - për digjitalizim.

BE dëshiron të rifillojë bisedimet për emigracionin me Turqinë

Marrëdhëniet BE-Turqi po zgjerohen dhe përmirësohen, kështu që një dialog i nivelit të lartë mbi migracionin tani mund të rifillojë, tha Komisionerja e BE-së për Punët e Brendshme Ilva Johansson në Nikozia, ku ishte për një vizitë. Komisioneri shpreson të gjejë gjuhë të përbashkët me Ankaranë gjatë një vizite atje në mes të tetorit për të parandaluar ardhjen e paligjshme të emigrantëve në ishull. Autoritetet qipriote i kanë kërkuar Komisionit Evropian një grant prej 35 milion euro për të përfunduar dy kampe emigrantësh.

Përpilues: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: EPA/BGNES

Më shumë nga rubrika

Vallë, a është qeveria në detyrë në të vërtetë një qeveri teknike

Vallë, a është qeveria në detyrë në të vërtetë një qeveri teknike? Kjo është pyetja që bullgarët ia bëjnë vetes pasi Dimitër Gllavçev, i propozuar për ushtrues detyre kryeministër, prezantoi përbërjen personale të kabinetit, në të cilin ka një..

botuar më 24-04-23 7.05.PD
Albin Kurti dhe Dimitër Gllavçev

Bullgaria vazhdon mbështetjen e saj për integrimin evropian të Kosovës

Mundësitë për përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale mes Bullgarisë dhe Kosovës ishin në fokus të takimit të kryeministrave të Bullgarisë dhe Kosovës, Dimitër Gllavçev dhe Albin Kurti. Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë për marrëdhëniet aktive..

botuar më 24-04-22 1.51.MD
Dimitër Gllavçev

Kryeministri në detyrë merr edhe postin e ministrit të jashtëm në detyrë

Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev i propozoi presidentit Rumen Radev ndryshim të përbërjes së kabinetit zyrtar, njoftoi shërbimi qeveritar i shtypit. Pas bisedimeve me kryeministrin në detyrë dhe propozimeve prej tij në bazë të Nenit 99..

botuar më 24-04-22 11.56.PD