Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjuhë e kuptueshme për të gjithë në shkollë – qëllimi i madh i pedagogëve-novatorë

Foto: educ-art.eu

Pesë vjet më parë, si mësuese e re, Aleksandrina filloi të jepte mësim në një qytet të vogël bullgar për fëmijët nga klasa e parë deri në të pestën. Por mësuesja e re u befasua kur zbuloi se shumë nga nxënësit e saj ishin analfabetë dhe dinin vetëm disa shkronja të alfabetit. Përveç kësaj, kishte fëmijë në klasën e saj që nuk flisnin fare bullgarisht.

Aleksandrina nuk është e vetmja mësuese bullgare që haset me këtë problem! 20% e fëmijëve në shkollat ​​tona fillore flasin një gjuhë amtare, ndryshe nga bullgarishtja, sipas statistikave jozyrtare të Fondacionit “Së bashku në klasë”. Më shpesh këta janë fëmijë të etnisë rome ose turke, si dhe fëmijë të refugjatëve. Por numri është i kushtëzuar dhe është e vështirë të merren të dhëna reale, vë në dukje fondacioni.

Me problemin e keqkuptimit në gjuhën bullgare përballen kryesisht mësuesit në zonat me një popullsi mbizotëruese minoritare. “Për një kohë të gjatë kisha ndjenjën se fëmijët nuk më kuptonin mirë në klasë. Fillova të kërkoj vetë zgjidhje të problemit, ”thotë Aleksandrina. Kështu, mësuesja e re filloi të kërkonte materiale dhe burime nga jashtë dhe të provonte metoda me të cilat ajo vetë kishte mësuar gjuhë të huaja. “Nxënësit e mi e mbaruan shkollën me sukses, mbetën vetëm dy që nuk dinin të lexonin dhe të shkruanin. Por problemi me ta ishte i ndryshëm - ata nuk e vizitonin shkollën, " thotë mësuesja.

Për një kohë të gjatë institucionet nuk u kushtonin vëmendjen e domosdoshme vështirësive me të cilat përballen fëmijët në shkollë me gjuhë amtare të ndryshme nga ajo bullgare. Injoroheshin edhe problemet me të cilat ndeshen mësuesit e tyre. Por e vërteta është se zotërimi i gjuhës bullgare në moshë të re është mburoja më e mirë kundër izolimit social të fëmijëve të tillë në të ardhmen.

Sipas specialistëve, të jesh një nga fëmijët e quajtur dygjuhësh është një avantazh i madh, është e bindur Vjara Mihallova, specialiste e zhvillimit të hershëm dygjuhësor nga Asociacioni EducArt. Sipas saj, shumëgjuhësia është një potencial i këtyre nxënësve, të cilin ata duhet ta përdorin në shkollë. Lajmi i mirë është se abetarja e parë bullgare për nxënësit me gjuhë amtare të ndryshme nga bullgarishtja është gati dhe e disponueshme. Manuali është gjithashtu i dobishëm për fëmijët që nuk kanë aftësi të mjaftueshme gjuhësore në shkollën fillore, si dhe për ata që jetojnë në një mjedis të huaj gjuhësor jashtë vendit.

Autorët e kanë titulluar manualin shkollor "Le të lexojmë me Asja dhe Javor" - dy emra me shkronjën e parë dhe të fundit të alfabetit bullgar. Libri shkollor shpërndahet falas në faqen e internetit prepodavame.bg dhe mësuesit mund ta përdorin atë në vitin e ri shkollor si material shtesë në zotërimin e aftësive të leximit.

Ne duam t'i ndihmojmë fëmijët dhe ata të mos e braktisin shkollën "- thotë Vjara Mihajllova, e cila është gjithashtu autore e tekstit mësimor:

Vjara Mihajllova

"Mësuesit e tjerë na thanë se fëmijët deri në klasën e 3-të dhe të 4-të kanë vështirësi në mësimin e teknikës së leximit, dhe kjo është një aftësi kryesore për arritjen e suksesit. Kështu që ne hulumtuam nevojat e tyre. Shumica e fëmijëve me të cilët punojmë kanë një gjuhë amtare rome ose turke. Ata shumë shpesh bien në kontakt me bullgarë që në moshën 5-6 vjeç. Kjo do të thotë se këta fëmijë janë gati të bëhen dygjuhësh, por ata ende nuk janë. Kur gjuha mësohet më vonë, pasi të jetë mësuar gjuha amtare, proceset janë të ndryshme dhe nxënësit kanë nevojë për mbështetje të synuar gjuhësore në shkollë. Kolegia ime Dr. Anastasia Novekova dhe unë kemi përvojë nga Gjermania, ne u diplomuam atje dhe kemi punuar në këtë fushë. Tani qëllimi ynë është të aplikojmë motivimin dhe përvojën e universiteteve ndërkombëtare në shkollën bullgare. Partneri ynë afatgjatë është Ministria e Arsimit dhe Shkencës. ”

Përpiloi: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: educ-art.eu, prepodavame.bg, Facebook / @teachforbulgaria


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Facebook /Tempulli

Kisha e Shën Athanasit në Gorni Llozen po përgatitet për festën e saj, pritet edhe patriarku Daniil

Në prag të festës së Athanasit , një nga tempujt në afërsi të Sofjes tashmë po përgatitet të mirëpresë Shenjtërinë e tij Mitropolitin e Sofjes dhe Patriarkun Bullgar Daniil, i cili këtë vit do të kremtojë Liturgjinë Hyjnore në kishën e fshatit Gorni..

botuar më 25-01-17 3.10.MD
Kisha Bullgare “Shën Mbreti Boris Pagëzori” në Berlin

Bullgarët në Berlin shënojnë festën e Shën Antonit të Madh me solemnitet të veçantë

Më 17 janar, Kisha jonë Ortodokse përkujton Shën Antoni i Madh - një mbrojtës i zellshëm i krishterimit. Në moshë të shtyrë, ai mori pjesë në luftën e kishës kundër herezisë ariane, duke hyrë në Aleksandri në mosmarrëveshje të hapur me heretikët dhe..

botuar më 25-01-17 6.15.PD

Janë duke u përgatitur standardet për cilësinë dhe vlerësimin e arsimit në kopshte dhe grupet e çerdheve

Tema e cilësisë në arsimin parashkollor dhe arsimin bazë është kyçe për Bullgarinë, por Ligji për arsimin parashkollor dhe arsimin bazë nuk ka një standard të zhvilluar të cilësisë. Krijimi i tij është detyrë e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe..

botuar më 25-01-16 7.30.PD