Këshilli i Mediave Elektronike shqyrtoi dokumentet e pesë kandidatëve për drejtor të Radios Kombëtare Bullgare (BNR) dhe vendosi që ata të gjithë i plotësojnë kërkesat e Ligjit për Radion dhe Televizionin. Kështu, Milen Mitev (aktualisht drejtorit i përkohshëm i BNR), Zheni Gaxhalova (ish -kryellogaritare në media), Mitko Dimitrov (ish - shef i BNR - Radio Sofja), Ivo Todorov dhe Svetosllav Kostov (ish drejtor i BNR) shkojnë në fazën e dytë të procedurës - rishikimi i dokumenteve.
Më 4 gusht Këshilli i Mediave Elektronike pranoi dorëheqjen e Andon Balltakov si drejtor i përgjithshëm i Radios Kombëtare Bullgare dhe zgjodhi Milen Mitev si drejtor i përkohshëm.
Për herë të parë, nga Baza Antarktike Bullgare në ishullin Livingston do të studiojnë në detaje pulsimet në jonosferën e Tokës të shkaktuara nga stuhitë diellore, aktiviteti i koronës diellore. Kjo parashikohet në projektin e parë bullgar të..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev deklaroi se asnjë ushtar bullgar nuk do të dërgohet në Ukrainë dhe NATO nuk ka ndërmend të dërgojë trupa atje. Gllavçev u përgjigj pyetjeve aktuale të mediave dhe qytetarëve gjatë një..
Plani i Maqedonisë së Veriut për fondet nga plani i BE-së për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor u përgatit dy javë më parë dhe vendi është në pritje të miratimit nga Komisioni Evropian, tha kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski në një intervistë..
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të grupit parlamentar të partisë "Ka një popull të tillë" (ITN) që menjëherë të fillojnë..
Qeveria e Bullgarisë po monitoron me shqetësim në rritje deklaratat e përfaqësuesve zyrtarë të Maqedonisë së Veriut që synojnë shkeljen e angazhimeve..
Kryeministri Dimitër Gllavçev dhe ministri i punëve të brendshme Kalin Stojanov kanë biseduar me përfaqësues të autoriteteve kufitare për masat për..