Programi i ditës
Audio Player
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

RIA dhe kënga e saj e parë "Ëndrra jonë"

Foto: BNR-Burgas

Maria Mirosllavova, me pseudonimin artistik RIA, pak ditë më parë prezantoi këngën e saj të parë - "Ëndrra jonë". Maria është 19 vjeçe dhe merret me muzikë që nga mosha pesë vjeç. Ajo është vajza e dy muzikantëve të njohur – Maria dhe Mirosllav nga grupi "Mary Boys Band". Ajo u diplomua me nderime në Shkollën e Mesme Matematike të Sofjes, pastaj vazhdoi në Mançester në degën e animacionit kompjuterik dhe projekteve vizuale, por kurrë nuk ndaloi të interpretojë dhe krijojë muzikë.

"Ëndrra jonë" është një këngë e krijuar nga këngëtarja e re. RIA e ka shkruar tekstin në bazë të vjershës së Rio Bravo "E djegur lumturisht". Në incizim RIA kryen pjesët vokale dhe shumicën e pjesëve instrumentale.

Përpiloi: Allbena Bezovska

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"E vetmuar" - kënga debutuese e interpretueses Maria Mateev dhe grupi KOYANGI

Maria Mateev prezanton grupin e saj KOYANGI dhe këngën e tyre të parë "E vetmuar". Kënga flet për betejat me veten dhe frikën që secili prej nesh përjeton në një fazë të caktuar të jetës. Pas më shumë se një dekade në Korenë e Jugut, Maria..

botuar më 25-04-24 2.45.MD

Dirigjenti i ri evropian Bojan Videnov e konsideron Operën e Sofjes si familjen e tij

Dirigjenti me rrënjë bullgare, edukim italian dhe pasaportë gjermane, Bojan Videnov – një muzikant dhe menaxher i talentuar dhe simpatik me një karrierë të admirueshme evropiane, ishte në Sofje në mesin e marsit për dy shfaqje të “Madame Butterfly” me..

botuar më 25-04-24 7.00.PD

130 vjet nga lindja e këngëtares Gjurga Pinxhurova

Më 18 prill, saktësisht 130 vjet më parë në qytetin Trën lindi këngëtarja bullgare e operës dhe e muzikës popullore Gjurga Pinxhurova. 120 vjet nga lindja e Gjurga Pinxhurovës Duke kënduar këngët e nënës së saj që nga fëmijëria,..

botuar më 25-04-18 7.10.PD