Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjykata Kushtetuese refuzoi të dëgjojë Kirill Petkovin në lidhje me kazusin për shtetësinë e tij të dyfishtë

Кirill Petkov
Foto: BGNES

Gjykata Kushtetuese ka pranuar provat me rastin e shtetësisë së dyfishtë të ish-ministrit në detyrë dhe kandidatit për deputet Kirill Petkov. Pritet që deri më 14 nëntor Gjykata të shpallë vendimin e vet për çështjen deri në zgjedhjet më 14 nëntor. Institucioni duhet të përcaktojë se kur autoritetet kanadeze kanë marrë vendimin që Kirill Petkov të mos jetë më shtetas kanadez.

Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese refuzoi ta dëgjojë atë duke u atguementuar se vetëm një deputet, president ose nënkryetar në detyrë mund të konstituohet si palë e interesuar.

Sipas specialistëve Petkov mund të mbahet penalisht përgjegjës për një dokument me përmbajtje të rreme nëse ai ka pasur shtetësi kanadeze dhe megjithatë ka deklaruar se u përgjigjet kushteve për një ministër.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 15 prillin

Të enjten në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Në të gjithë Bullgarinë do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Ka kushte breshëri. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°, në Sofje 7°. Temperaturat maksimale do të jenë..

botuar më 24-04-24 7.30.MD
Foto: Qendra e Shtypit e Ministrisë së Energjisë

Bullgaria do të marrë pjesë në rindërtimin e infrastrukturës energjetike të Ukrainës

Bullgaria do të ndihmojë Ukrainën në procesin e rimëkëmbjes së infrastrukturës energjetike. Kjo u bë e qartë në takimin e ministrit të energjetikës Vlladimir Malinov me ambasadoren e Ukrainës në Bullgari Olesja Illashçuk. “Thellimi i bashkëpunimit në..

botuar më 24-04-24 6.08.MD
Bojko Borisov

GERB: Nuk do të bashkëpunojmë përsëri me PP-DB

Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, tha se nuk mund të ketë edhe një tjetër bashkëveprim  me "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) pas zgjedhjeve. Në përgjigje të pyetjes së një gazetari në lidhje me një akuzë të bërë nga PP-DB se..

botuar më 24-04-24 4.14.MD