Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një variant i ri i koronavirusit është identifikuar në Bullgari

Prof. Iva Hristova
Foto: BGNES

Raste të variantit të koronavirusit Delta plus janë identifikuar në vend, sipas faqes së internetit të Qendrës Kombëtare për Sëmundjet Infektive dhe Parazitare. Shumica e të infektuarve me versionin e ri janë në Burgas dhe Sofje. Delta Plus është përhapur gjithashtu në Stara Zagora, Varna, Bllagoevgrad dhe Kjustendill.

“Koronavirusi vazhdon të ndryshojë intensivisht. Delta Plus-in e ri e kemi zbuluar në 16 nga 440 mostra në tetor, tha për bTV drejtoresha e qendrës Prof. Iva Hristova. Varianti “plus” përhapet 10% më shpejt se “Delta”, por nuk është antigjenikisht i ndryshëm dhe të vaksinuarit kanë imunitet edhe ndaj tij”, saktësoi profesoresha. Sipas Hristova, kërkesa për certifikatë jeshile tashmë ka efekt dhe brenda 2 javësh mund të ketë ulje të sëmundshmërisë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Respektojmë malin më të lartë bullgar - Rilla

Në datat 3 dhe 4 gusht mbahet Festivali i përvitshëm kushtuar Malit Rilla . Ai daton që nga viti 1925 dhe festohet në ditët e para të gushtit. Çdo vit në këto ditë mijëra dashamirës të malit nga vendi dhe nga jashtë mblidhen në shpatet e bukura..

botuar më 24-08-03 2.25.MD

Liturgjia e Shenjtë Hyjnore në kishën e zhytur pranë digës Zhrebçevo

Liturgjia Hyjnore do të shërbehet në kishën e fundosur pranë digës Zhrebçevo për të gjashtin vit radhazi më 3 gusht nga Mitropoliti i qytetit Stara Zagora Kiprian. Kisha u ndërtua në vitin 1891 në fshatin Zapalnja, i cili u fshi me dekret në vitin..

botuar më 24-08-03 5.55.PD

Parashikimi i motit për 3 gushtin

Ditën e shtunë në gjysmën perëndimore të vendit dhe në Lludogorie do të zhvillohen vranësira dhe do të ketë reshje të shkurtra shiu dhe bubullima. Do të ketë kushte breshëri. Do të mbajë mot kryesisht me diell në zonat ekstreme lindore...

botuar më 24-08-02 7.50.MD