Në sektorin e shëndetësisë ka korrupsion - kështu mendojnë 60% e bullgarëve. Megjithatë, vetëm 18 për qind e atyre që janë hasur me praktika të tilla kanë sinjalizuar. Këtë e tregojnë të dhënat e një studimi të Global Metrics, i kryer në gjysmën e dytë të majit, i porositur nga Instituti Bullgar për Iniciativa Ligjore.
Sipas studimit, gjatë pandemisë Covid kanë dalë shumë probleme, si neglizhenca e të sëmurëve kronikë, prevenca e pamjaftueshme, niveli pothuajse zero i kujdesit post-spitalor, aksesi i kufizuar tek specialistët për një pjesë të popullsisë së vendit, protokollet e gabuara të trajtimit etj. Problemet lidhur me mungesa e personelit, si dhe baza e pamjaftueshme materialo-teknike në disa nga institucionet mjekësore, po bëhen gjithnjë e më të dukshme.
Gjysma e të anketuarve pohojnë se nuk kanë pasur kontakte me spitale në 5 vitet e fundit. Shumë prej tyre janë të mendimit se në spitalet private mjekët janë më të sjellshëm dhe më të përgjegjshëm. Prandaj, 72% e bullgarëve të anketuar dëshirojnë të trajtohen në spitale private nëse kanë mundësi financiare.Sipas ndryshimeve në tarifën nr.4, lëshimi i kartës së identitetit nga sot, 1 janari, do të kushtojë 30 leva (rreth 15 euro) në vend të 18 levave të mëparshme për një porosi të thjeshtë. Shërbimi i shpejtë rritet në 60 leva (30 euro) dhe shërbimi ekspres..
Presidenti i Republikës së Bullgarisë Rumen Radev uroi të gjithë bullgarët në vendin tonë dhe në mbarë botën me rastin e Vitit të Ri 2025 dhe u uroi paqe, shëndet dhe prosperitet. “Bota po përcjell një vit plot rreziqe. Luftërat po bëhen më të..
“Siguria, Evropa” është motoja e Presidencës polake të Këshillit të Bashkimit Evropian, e cila fillon më 1 janar. Ajo përkon me një periudhë pasigurie rreth luftës në Ukrainë, hyrjen e ardhshme në detyrë të Presidentit të porsazgjedhur të SHBA-së, Donald..
Komuna e Varnës organizon një festë për 150 vjetorin e lindjes së arkitektit të madh Dabko Dabkov (21 janar 1875 - 8 prill 1945). Përvjetori do të..
Më 25 janar 2025 mbushen 90 vjet nga krijimi i Radios Kombëtare Bullgare. Media jonë e feston përvjetorin me një sërë ngjarjesh. Në një transmetim..