Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ulje e incidencës mesatare të Covid-19

Foto: pixabay

1256 janë rastet e reja me koronavirus në vend në 24 orët e fundit. 7.5% e 16 626 mostrave të marra janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.

Të sëmurët aktivë janë 112 845. Në 24 orët e fundit janë shtruar në spital 303 të infektuar. 91.42% e tyre nuk janë vaksinuar. Gjithsej 8491 pacientë janë shtruar në spital. 732 persona të infektuar janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit kanë vdekur 69 persona me Covid të konfirmuar. 90% e tyre nuk janë vaksinuar. Të shëruarit janë 993 veta.

Të dielën janë bërë 4766 vaksina. 1 565 240 persona kanë mbaruar tërë ciklin e imunizimit.

Pavarësisht se spitalet po vazhdojnë të jenë plot pacientë, incidenca mesatare është në rënie në të gjithë vendin. Në kryeqytet për javën e fundit ajo është 587 për 100 000 banorë kundrejt 1287 për 100 000 në bazë 14 ditore.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festa sportive "Ti je fituesi" në mbështetje të "fëmijëve diellorë"

Në “Asics Arena” në Sofje do të mbahet sot turneu “Ti je fituesi”. Ngjarja mbahet nën patronazhin e presidentit Rumen Radev dhe është për një qëllim bamirësie - në mbështetje të "fëmijëve diellorë". Qëllimi është që shuma e mbledhur nga tarifat e..

botuar më 25-03-08 5.10.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Paraditen e së shtunës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende kryesisht në Rrafshin e Danubit. Temperaturat minimale do të jenë nga minus 2 deri në 3°. Në Sofje do të jetë rreth 1°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me erë të dobët deri..

botuar më 25-03-07 7.03.MD

Tre bullgarë të akuzuar në Britani për spiunazh u shpallën fajtorë

Tre shtetas bullgarë u shpallën fajtorë për spiunim për Rusinë në Mbretërinë e Bashkuar, njofton BGNES. 33-vjeçarja Katrin Ivanova, 30-vjeçarja Vanja Gaberova dhe 39-vjeçari Tihomir Ivançev ishin pjesë e një grupi spiunësh të udhëzuar nga austriaku..

botuar më 25-03-07 5.54.MD