Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për datën 9.11.2021

Një front i ftohtë do të kalojë mbi vendin

Foto: BGNES

Të martën në vend do të depërtojë ajër i ftohtë. Moti do të jetë i vranët dhe do të ketë reshje shiu, kryesisht në veri dhe lindje të Bullgarisë. Temperaturat do të fillojnë të bien. Minimumi do të jetë ndërmjet 8 dhe 13°, kurse maksimumi 12 deri në 17°, për rajonin e Sofjes deri në 12°.

Mbi male do të ketë vranësira me reshje të dobëta shiu, mbi 2200 m - borë. Do të fryjë erë e fortë perëndimore-veriperëndimore. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 m do të jetë deri në 9 °, në 2000 m rreth 4. Në vendpushimet Borovec dhe Pamporovo termometrat do të tregojnë deri në 8-10 °.

Të mërkurën temperaturat do të vazhdojnë të ulen, por nuk do të ketë reshje.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Spanja po dërgon dy avionë për të ndihmuar në luftimin e zjarreve

Në kuadër të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, Spanja njoftoi se do të dërgojë dy avionë, secili me një kapacitet prej rreth 6 tonësh, për të ndihmuar në luftimin e zjarreve në vendin tonë. Ka gjasa që avionet të mund të përfshihen në shuarjen..

botuar më 24-07-19 4.15.MD

Më 22 korrik do të dorëzohet dhe do të kthehet mandati i dytë për formimin e qeverisë

Presidenti Rumen Radev do t'i japë mandatin e dytë për formimin e qeverisë të hënën - më 22 korrik, kandidatit për kryeministër, të emëruar nga grupi i dytë parlamentar më i madh në Asamblenë e 50-të Kombëtare "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria..

botuar më 24-07-19 12.17.MD
Radev dhe Mickoski

Në Shkup arsyetohen me mungesën e një qeverie të rregullt në Sofje

Presidenti bullgar Rumen Radev bisedoi me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Hristian Mickoski gjatë forumit në Pallatin Blenheim në Britaninë e Madhe. Kreu i shtetit ka shprehur shpresën se Shkupi do të përshpejtojë zbatimin e Marrëveshjes..

botuar më 24-07-19 10.51.PD