Kisha Ortodokse Bullgare tashmë e ka radion e vet. Kanali në internet "Zëri i Peshkopatës" mban emrin e revistës së Mitropolisë së Sofjes. Radioja mund të dëgjohet në vazhdim të 24 orëve jo vetëm në Bullgari, por edhe nga bullgarët jashtë vendit, tha Vikari i Patrikut Neofit – Peshkopi i Bellogradçkit Polikarp. Radioja Ortodokse “Zëri i Peshkopatës” transmetohet përmes portalit të Mitropolisë së Sofjes https://mitropolia-sofia.org/, ose https://radio-glas.mitropolia-sofia.org/
Programi përfshin muzikë kishtare, predikime ortodokse dhe shërbime të drejtpërdrejta nga Kisha Metropolitane “Shën e Diela”.
Në vitin 2005, si igumen i Manastirit të Ruenit, peshkopi Polikarp startoi radion e parë ortodokse bullgare me emrin “Sion”.Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..