Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për fundjavën

E ngrohtë për stinën e vjeshtës

Foto: Radio Shumen

Paraditen e së shtunës temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 3 gradë në vende në luginat e Bullgarisë Perëndimore deri në 2-3 gradë përgjatë rrjedhjes së Danubit dhe në bregun e Detit të Zi. Paradite do të ketë mjegull ose vranësira me shtresa të ulëta. Para mesditës në disa vende në pjesën perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe në Ultësirën e Trakisë së Epërme do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 10 deri në 15 gradë, për në Sofje deri në 13 gradë.

Në zonat malore do të mbajë mot kryesisht me diell me erë mesatare jugperëndimore. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë rreth 12 gradë, në 2000 m deri në 7 gradë.

Të dielën temperaturat maksimale do të ulen me 1-2 gradë dhe nuk do të ketë reshje.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Uashington, kryeministri deklaroi se Bullgaria është një aleat i besueshëm në NATO

Në një bisedë me presidentin Joe Biden gjatë përkujtimit të 75-vjetorit të NATO-s, kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev deklaroi se Bullgaria është një aleat besnik. Nga ana e tij, Biden vlerësoi lart rolin e Bullgarisë në krahun lindor të..

botuar më 24-07-10 9.41.PD

Në Herakleja Sintika, një ekspozitë udhëtuese tërheq vëmendjen ndaj specieve të rrezikuara

Ekspozita udhëtuese "Gjurmët e zhdukjes" paraqet forma të punuara prej biomaterialesh të gjurmëvetë kafshëve të rrezikuara në malin e Rodopeve, të cilat rikrijojnë habitatet e tyre natyrore, raportoi BTA. Ekspozita do të vizitojë qytetin..

botuar më 24-07-10 6.25.PD

Fillon riparimi kryesor i Urës së Danubit pranë Ruses

Nga 10 korriku fillon riparimi kryesor i Urës së Danubit në afërsi të Ruses, njofton Agjencia “Infrastruktura Rrugore”. Punimet e ndërtimit do të kryhen çdo ditë gjatë orëve të ditës, 10-12 orë në ditë, sipas specifikave të aktiviteteve të..

botuar më 24-07-10 5.30.PD