Inflacioni do të përshpejtohet në 4,5% deri në fund të vitit, parashikon Ministria e Financave në vlerësimin e përditësuar të vjeshtës për ekonominë bullgare. Rritja mesatare vjetore e çmimeve do të jetë 2.4%. Faktori kryesor për inflacionin është rritja e ndjeshme e çmimit të lëndëve të para në tregjet botërore dhe veçanërisht të energjisë dhe ushqimit.
Këtë vit ekonomia jonë do të rritet me 4%, dhe vitin e ardhshëm rritja do të përshpejtohet në 4.6%, në rast se fillon zbatimi i Planit të Rimëkëmbjes, saktëson Ministria.Ka filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..
Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..
Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..