Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prindërit këmbëngulin për teste jo-invazive dhe mësimdhënie në shkollë

Foto: BGNES

Prindërit do të protestojnë të shtunën para presidencës, duke kërkuar që nxënësit e klasave 5-12 të kthehen në shkollë. Në një intervistë për BNR, Ralica Vaçkova, një nga nënat që do të marrë pjesë në protestë, tha se në takimet me Ministrin e Arsimit, Nikollaj Denkov, prindërit kanë kërkuar që para fillimit të vitit shkollor të planifikohen teste jo-invazive për Covid-19 për fëmijët që të mund të mësojnë në shkollë.

"Ne pamë se në Evropën Perëndimore fëmijët nuk u pezulluan nga shkolla vitin e kaluar në saje të testeve të rregullta," tha ajo. Sipas saj, ka “dy grupe prindërish”. Sipas njërit, fëmijët duhet të shkojnë në shkollë pa respektuar asnjë masë, sipas grupit tjetër fëmijët duhet të mbyllen në shtëpi. "Ndërsa shumica dërrmuese e prindërve bullgarë presin në heshtje vendime nga ata nga të cilët varet e gjithë kjo, por ata nuk e kryejnë punën e tyre.”


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

BERZH ka ulur parashikimet e rritjes, por është optimist për uljen e inflacionit

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rishikuar pak pritjet e saj për rritjen ekonomike në rajonet ku ajo investon. Rritja ekonomike në Bullgari do të jetë 2,9% për vitin 2025, ose 0,1% më pak se pritjet fillestare të majit...

botuar më 24-09-28 11.45.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i qetë. Pas mesnate dhe në orët e paradites do të ketë vranësira të ulëta, vende-vende me mjegull, kryesisht në Bullgarinë Lindore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11° dhe 16°, në..

botuar më 24-09-27 7.35.MD

Në Bullgari ka nisur fushata zgjedhore

Në fillimin e sotëm të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme të jashtëzakonshme parlamentare të 27 tetorit, ushtruesi i detyrës së kryeministrit Dimitër Gllavçev raportoi se po vazhdojnë përpjekjet e pushtetit ekzekutiv për të eliminuar..

botuar më 24-09-27 4.02.MD