Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

21 753 veta janë të vaksinuarit kundër Covid-19 në ditë

Po vazhdojnë fushatat e imunizimit në të gjithë vendin

Foto: EPA/BGNES

Në 24 orët e fundit janë shënuar 2737 raste të reja të koronavirusit në vend pas 44 303 testeve të kryera, sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar të Informacionit deri në orën 00:00 të datës 20 nëntor 2021. 82,24% e të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar.

Rastet aktive të regjistruara me Covid-19 ranë në 108 604. Në spital në 24 orët e fundit janë shtruar 783 pacientë dhe 87 61% e tyre nuk janë imunizuar. Numri total i të shtruarve në spitalet në vend është 7276, prej tyre 767 janë në reanimacion.

139 persona kanë vdekur nga infeksioni me koronavirus, duke e çuar numrin total që nga fillimi i pandemisë në 27 124.

Gjatë ditës janë shëruar 3138 pacientë dhe janë vaksinuar 21 753 persona. Numri i përgjithshëm i dozave të vendosura deri më tani është 3 174 224.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 7 marsin 2025

Paraditen e së premtes dukshmëria do të jetë e reduktuar vende-vende në fusha, lugina dhe përreth pellgjeve. Temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 4°, në Sofje rreth 1°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira..

botuar më 25-03-06 7.35.MD

Pas pak ditësh qeveria do të bëjë të ditur se cilat nga projektet e Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë janë duke u rrëzuar

Në një konferencë të jashtëzakonshme në Këshillin e Ministrave, zëvendëskryeministri dhe ministër i inovacionit dhe rritjes Tomisllav Donçev njoftoi se javën e ardhshme qeveria do të njoftojë se cilët nga projektet në kuadër të Planit të Rimëkëmbjes..

botuar më 25-03-06 6.09.MD

Bullgaria propozon që fondet e pashpenzuara nga Plani i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë të shfrytëzohen për mbrojtje

Para fillimit të Samitit të jashtëzakonshëm të BE-së, kryeministri Rosen Zheljazkov deklaroi se Bullgaria do të propozojë që fondet e pashpenzuara dhe të paabsorbuara nga Plani Kombëtar i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, të shfrytëzohen për mbrojtje..

botuar më 25-03-06 5.22.MD