Nëntë nga banorët e shtëpisë së të moshuarve në fshatin Rojak, komuna Dëllgopol, humbën jetën pas një zjarri. Këtë e bëri të ditur për BNR Georgi Georgiev, kryetar i bashkisë. Zjarri ka nisur nga një ngrohës uji elektrik në katin e tretë dhe ka mbuluar edhe çatinë.
49 banorët e tjerë të institucionit social u evakuuan dhe u vendosën në një hotel. Pesë ekipe zjarrfikëse arritën të shuanin objektin e djegur.
I shpreh ngushëllimet e mia të thella dhe të sinqerta familjeve dhe të afërmve të viktimave, shkroi kryeministri Stefan Janev në profilin e tij social. Ai urdhëroi një inspektim urgjent në këto lloj institucionesh sociale për sigurinë më të madhe të tyre.
Përgjigja e pyetjes se pse nuk ka përfunduar procedura për emërimin e kandidatit të propozuar nga Ministria e Punëve të Jashtme për ambasador të Bullgarisë në Ukrainë, duhet kërkuar nga ministria. Këtë e theksojnë nga zyra e shtypit e presidentit..
Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i qetë. Të mërkurën para mesditës do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit. Pasmesditës nga veriperëndimi do të fillojnë të zhvillohen vranësira grumbulluese-shiu...
Për herë të parë, nga Baza Antarktike Bullgare në ishullin Livingston do të studiojnë në detaje pulsimet në jonosferën e Tokës të shkaktuara nga stuhitë diellore, aktiviteti i koronës diellore. Kjo parashikohet në projektin e parë bullgar të..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev deklaroi se asnjë ushtar bullgar nuk do të dërgohet në Ukrainë dhe NATO nuk ka ndërmend të..
Për herë të parë, nga Baza Antarktike Bullgare në ishullin Livingston do të studiojnë në detaje pulsimet në jonosferën e Tokës të shkaktuara nga..
Plani i Maqedonisë së Veriut për fondet nga plani i BE-së për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor u përgatit dy javë më parë dhe vendi është në pritje të..