Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Jeta si një mrekulli-përbindësh – në spektaklin e Diana Dafovës

Foto: YouTube

E njohim Diana Dafovën nga projektet e saj të mëdha krijuese, të cilat këngëtarja i ka prezantuar gjatë viteve të kaluara në Bullgari, Evropë dhe SHBA, si dhe nga pjesëmarrja e saj në nisma të ndryshme humanitare dhe mjedisore. Më 23 nëntor, në sallën e Qendrës Artistike “City Mark” do të mbahet spektakli i saj "Kjo mrekulli-përbindësh e quajtur Jetë". Në të publiku do të mund të dëgjojë disa nga këngët më të njohura të Diana Dafovës, duke përfshirë "Taliesin", "Pastrimi", "Karizma", "Aadia" (Kozmosi, Universi), që u zgjodh nga NASA për të transmetuar në hapësirën kozmike ​​me anijen "Columbia", dhe të tjera.

Të gjithë e dimë se jeta është një mrekulli që ndonjëherë kthehet në një përbindësh. Por kështu funksionon bota jonë - gjithçka ka anë të ndryshme, shumë fytyra dhe ndonjëherë forca kundërshtare që e lëvizin atë.

Shfaqja është një histori personale, që ndan mendime për besimin, lirinë, dashurinë…

“Përmes një multimedia të krijuar posaçërisht që plotëson historinë dhe performancat muzikore do të transferohemi në katër kontinente në një udhëtim të vërtetë të shpirtit”– tha këngëtarja.

Të dashur miq, ju ftojmë të dëgjoni këngën “Harmonia” që zgjodhëm posaçërisht për ju.

Muzika është e Diana Dafovës, teksti është vepër e Tony Murphy dhe David Wayne, aranzhimi është i Danaill Draganovit.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Gjithçka është në rregull"

Disa ditë para ditëlindjes së tij dhe një muaj para koncertit të tij të madh në sallën Arena Sofja, Ljubo Kirov prezantoi një këngë tjetër nga albumi "Zemra e re" - baladën e bukur "Gjithçka është në rregull". Teksti, si gjithmonë, është i Ljubos,..

botuar më 24-10-29 6.20.PD
Millço Leviev

Koncert kushtuar muzikantit të madh bullgar Millço Leviev

Muzika e kompozitorit dhe pianist bullgar me famë botërore Millço Leviev do të tingëllojë sonte (më 28 tetor) në Sallën "Bëllgaria" në Sofje. Koncerti "Legjenda për Millço" i Ansamblit të Dhomës "Sofijski Solisti" nën drejtimin e Konstantin Dobrojkov..

botuar më 24-10-28 12.30.MD

"Qetë"

Roberto Nikollov, i njohur si Robi, është i palodhur – pasi prezantoi albumin e tij "Të dy" këtë pranverë, tani është gati me një koleksion të ri. Një nga këngët e tij të reja “Qetë” trajton një temë të rëndësishme sociale. Edhe këtu është e..

botuar më 24-10-25 12.40.MD