Popullimi i ariut të murrmë në vendin tonë është rritur ndjeshëm gjatë 30 viteve të fundit dhe kjo po bëhet një problem kombëtar jo vetëm për banorët e zonave malore, por edhe për vetë arinjtë, pasi redukton ndjeshëm habitatin e kërkuar për çdo ekzemplar prej 10 mijë hektarë. Sipas ekspertëve, kataklizmi klimatik dhe muajt e ngrohtë të vjeshtës e shtyjnë letargjinë e arinjve të egër deri në dhjetor. Këtë sezon ushqimi në pyll është duke u pakësuar dhe kjo është një nga arsyet e bastisjeve të shpeshta në afërsi të vendbanimeve nga ana e specieve të mbrojtura. Po shtohen rastet e asgjësimit dhe shkatërrimit të koshereve të bletëve nga arinjtë në fshatrat malore. Një nga rastet e fundit është nga Parku Natyror “Vitosha”, kurse ariu ka zbritur në afërsi me fshatin Buhovo, që është vetëm në 15 kilometra nga qendra e Sofjes.
“Duhet të merren masa adekuate, të cilat të mund t’i mbrojnë si njerëzit, kështu dhe kafshët - sqaron Damjan Damjanov, drejtor i Ndërmarrjes Shtetërore Jugperëndimore. - Askus nuk është kundra kësaj që ariu të jetë një lloj i mbrojtur në Bullgari dhe të mbrohet nga ligji, por kjo nuk duhet të jetë për llogari të shëndetit dhe të qetësisë së njerëzve. Çdo një ari ka rajonin e vet të caktuar dhe shkaku i vetëm që ai të ikë që aty është ushqimi i pamjaftueshëm në këtë rajon. Atëherë ariu niset për të kërkuar ushqim dhe një strehim të ri, dhe kështu gjendet në territoret më të ulëta dhe të urbanizuara. Si shembull do t’u japë parkun Natyror “Vitosha”, i cili është me një sipërfaqe prej rreth 27 000 hektarë dhe në përputhje me rrethanat duhet të banohet nga jo më shumë se 3 arinj. Por realisht në këtë moment në park ka 17-18 arinj”.
Për t'i mbajtur kafshët larg zonave urbane, nëpunësit zyrtar të pyjeve vendosin ushqim për arinjtë në pjesët më të larta të malit, tha Damjan Damjanov.Por, kjo përpjekje nuk mjafton. Shkaku kryesor i sjelljes atipike të ariut të egër në vendin tonë është popullimi i tij. Shifra të sakta për numrin nuk ka, meqenëse asnjë nuk ka bërë një studim të tillë në teren. Ariu i murrmë është shpallur specie e mbrojtur në Bullgari gjatë vitit 1993 pas zhdukjes kërcënuese të tij në disa nga rajonet malore të vendit në vitet 80 të shekullit të kaluar.
Gjatë 30 vjetëve të fundit numri i kafshëve në bazë të llogaritjeve thjesht teorike është shtuar midis 3 dhe 4 herë. Sipas raporteve zyrtare të monitorimit të institucioneve shtetërore, numri i tyre është rreth 800, kurse sipas organizatave mjedisore janë rreth 650.
Por, çfarë duhet të bëhet që këtu e tutje, sipas inxhinierit Damjan Damjanov:
“Akoma përpara 2 vjetëve i propozuam ministrit të bujqësisë të ndahen mjete dhe për të mbledhur mostra qimesh nga arinjtë e vëzhguar për t'u ekzaminuar dhe në këtë mënyrë për të fituar një ide objektive për numrin e saktë të arinjve në Bullgari. Pas së cilës të përgatitet një plan kombëtar sesi do të menaxhohet dhe do të rregullohet ky popullim. Probleme identike kanë dhe kolegët tanë në Sllovaki dhe Slloveni, me të cilët madje shqyrtojmë bashkëpunimin ndërkombëtar në kërkimin e vendimit të përbashkët, të cilin ta prezantojmë përpara Komisionit Evropian dhe organizatave mbrojtëse të natyrës. Kroacia e ka zgjidhur problemin me një studim të ngjashëm dhe futjen e përdorimit të popullatës së rregulluar.”
Autore: Keti Trençeva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: park-vitosha.orgNata e Buzmit është një nga ato festat e qeta familjare, të mbushura me shpresë për ditët në vijim. Në kufirin mes të shkuarës dhe të tashmes, bullgarët ortodoksë, kudo që janë të shpërndarë nëpër botë, mblidhen për të pritur Krishtlindjet...
Skulptura "Lindja e Krishtit prej rëre në Burgas", të cilën artistët britanikë Paul dhe Remy Hogarth po e skulpturojnë në qendër të Burgasit para syve të banorëve të qytetit, do të jetë gati për natën e Krishtlindjeve dhe do të qëndrojë atje deri më 7 janar..
Optimizëm i kujdesshëm për Sirinë - ky është pozicioni që ka mbizotëruar deri më tani në BE që nga rënia e regjimit të Bashar Asadit. Shumica e politikanëve në Komunitet janë të kujdesshëm ndaj grupit "Hajat Tahrir al-Sham" dhe udhëheqësit të tij Ahmed..
Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër..
Optimizëm i kujdesshëm për Sirinë - ky është pozicioni që ka mbizotëruar deri më tani në BE që nga rënia e regjimit të Bashar Asadit. Shumica e politikanëve..
Skulptura "Lindja e Krishtit prej rëre në Burgas", të cilën artistët britanikë Paul dhe Remy Hogarth po e skulpturojnë në qendër të Burgasit para syve të..