Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 2 deri në 3 gradë. Paradite do të mbajë mot me vranësira në Bullgarinë Perëndimore dhe në bregdetin e Detit të Zi. Në lugina do të krijohet mjegull. Në Bullgarinë Qendrore gjatë ditës do të mbajë mot me diell. Pasdite dhe mbi rajonet perëndimore vranësirat dhe mjegulla do të zvogëlohen. Në të gjithë vendin nuk do të ketë reshje. Temperaturat maksimale do të jenë nga 7 deri në 12 gradë Celsius. Në zonat me mjegull të përhershme temperaturat ditore do të jenë më të ulëta, për rajonin e Sofjes priten deri në 8 gradë.
Në male vranësirat do të zvogëlohen ngadalë dhe pasdite do të kemi mot me diell. Do të fryjë erë e lehtë, ndërsa në zonat e hapura - erë mesatare jugperëndimore. Temperatura maksimale në 1200 m do të jetë deri në 6°, në 2000 m rreth 0°.
Të premten temperaturat do të jenë të pandryshuara. Do të bjerë sërish shi në të gjithë vendin.Shpallja e rezultateve zyrtare të zgjedhjeve , në vend që të qetësojë shoqërinë, shkakton tension dhe ngre pikëpyetje për drejtësinë e votimit. Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev në qëndrimin e tij për zgjedhjet e parakohshme parlamentare,..
21 vota nuk i arritën partisë “Veliçie” për të hyrë në parlamentin e ri. Kështu ka deklaruar kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Rosica Mateva. KQZ njoftoi shpërndarjen përfundimtare të mandateve në Parlamentin e 51-të..
Kompanitë bullgare janë sanksionuar nga SHBA për mbështetjen e industrisë ushtarake ruse. Sipas Departamentit të Shtetit dhe Departamentit të Thesarit në Uashington, ata kanë furnizuar komponentë avionësh etj. të cilat Rusia i ka përdorur për të..
Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i..
Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga..