"Bodra Smjana" është kori i parë bullgar për fëmijë që u bë i famshëm botërisht. Sivjet kori shënon 75 vjetorin e themelimit të tij dhe ky është rasti që një Komitet Nismëtar i ish-koristëve të organizojë një ekspozitë fotografike me titull "Kori "Bodra Smjana" - djepi i këndimit koral të fëmijëve" në Kopshtin e Qytetit të Sofjes deri më 28 nëntor. Në fillim të dhjetorit ekspozita do të paraqitet në fshatin Polikraishte - ku është rritur dirigjenti-themelues i "Bodra Smjana" Bonço Boçev.
Janë të pakta koret e fëmijëve dhe të rinjve në botë që mund të mburren me një histori kaq të pasur. Nën drejtimin e Bonço Boçevit kori "Bodra Smjana" interpreton për herë të parë vepra të autorëve botërorë si Zolltan Kodalli, Dmitri Kabalevski, Dmitri Shostakoviç. Në fokus të repertorit të tij janë edhe veprat e kompozitorëve bullgarë Georgi Dimitrov, Svetosllav Obretenov, Filip Kutev, Ljubomir Pipkov, Todor Popov, shumë prej tyre janë krijuar posaçërisht për koristët e rinj.
Në historinë e tij, kori ka realizuar mbi 1000 vepra nga më shumë se 300 autorë. Koristët për "Bodra Smjana" përzgjidhen nga nxënësit e moshës 7 deri në 18 vjeç. Me kalimin e viteve, ekipi është bërë një shkollë dhe një trampolinë për më shumë se 7000 fëmijë. “Bodra Smjana” ka fituar dhjetëra konkurse ndërkombëtare dhe kombëtare. Theksi në historinë e tij është në vitin 1968, kur kori fitoi çmimin e parë në konkursin anonim të BBC-së për performancën më të mirë korale “Le të këndojnë popujt”.
Foto: bodrasmyana.bgDjemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..
Turneu "30 vjet B.T.R.", me të cilin një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut në Bullgari feston përvjetorin, do të përfundojë me jo një, por dy koncerte në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Për shkak të interesimit të madh për të parin - më 20..
Ai punon një nga profesionet më prestigjioze dhe më interesante. Fytyra e tij është e njohur në mbarë botën, por njerëzit zakonisht e imagjinojnë atë me mjekrën e mbështetur në një violinë Stradivari. I ftuar i Radio Bullgarisë është Rainer Honeck,..
Krishtlindjet janë një festë shumë e veçantë për këngëtaren Rumjana Koceva. Për vite, ajo mbledh familjen dhe miqtë në shtëpinë e saj - momente të..