"Bodra Smjana" është kori i parë bullgar për fëmijë që u bë i famshëm botërisht. Sivjet kori shënon 75 vjetorin e themelimit të tij dhe ky është rasti që një Komitet Nismëtar i ish-koristëve të organizojë një ekspozitë fotografike me titull "Kori "Bodra Smjana" - djepi i këndimit koral të fëmijëve" në Kopshtin e Qytetit të Sofjes deri më 28 nëntor. Në fillim të dhjetorit ekspozita do të paraqitet në fshatin Polikraishte - ku është rritur dirigjenti-themelues i "Bodra Smjana" Bonço Boçev.
Janë të pakta koret e fëmijëve dhe të rinjve në botë që mund të mburren me një histori kaq të pasur. Nën drejtimin e Bonço Boçevit kori "Bodra Smjana" interpreton për herë të parë vepra të autorëve botërorë si Zolltan Kodalli, Dmitri Kabalevski, Dmitri Shostakoviç. Në fokus të repertorit të tij janë edhe veprat e kompozitorëve bullgarë Georgi Dimitrov, Svetosllav Obretenov, Filip Kutev, Ljubomir Pipkov, Todor Popov, shumë prej tyre janë krijuar posaçërisht për koristët e rinj.
Në historinë e tij, kori ka realizuar mbi 1000 vepra nga më shumë se 300 autorë. Koristët për "Bodra Smjana" përzgjidhen nga nxënësit e moshës 7 deri në 18 vjeç. Me kalimin e viteve, ekipi është bërë një shkollë dhe një trampolinë për më shumë se 7000 fëmijë. “Bodra Smjana” ka fituar dhjetëra konkurse ndërkombëtare dhe kombëtare. Theksi në historinë e tij është në vitin 1968, kur kori fitoi çmimin e parë në konkursin anonim të BBC-së për performancën më të mirë korale “Le të këndojnë popujt”.
Foto: bodrasmyana.bgGrupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..
Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..
U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (The EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-sëdhe himni i BE-së "Ode e Gëzimit", transmeton BTA. Libri i këngëve është një projekt jofitimprurës danez dhe nuk ka lidhje..
Krishtlindjet janë një festë shumë e veçantë për këngëtaren Rumjana Koceva. Për vite, ajo mbledh familjen dhe miqtë në shtëpinë e saj - momente të..
Fondacioni "Natalia Simeonova" dorëzoi dokumentet për regjistrimin e një vatre të kulturës, e cila do të mbajë emrin e legjendës së muzikës rock..