Premiera bullgare e filmit "Unë jam këtu përsëri" vjen më 29 nëntor në programin e "Kinomania 21". Filmi tregon përpjekjen e alpinistit të njohur bullgar Bojan Petrov për t'u ngjitur në Shisha Pangma, e cila doli të ishte maja e fundit në karrierën e alpinistit. Pikërisht aty Bojani u zhduk dhe megjithë operacionin e paprecedentë të shpëtimit në pranverën e vitit 2019, ai nuk u gjet.
Filmi tashmë ka fituar një çmim për film më të mirë kërkimor dhe aventuror në edicionin e 69-të të festivalit kinematografik City of Bolzano Golden Gentian Prize në Trento të Italisë. Është prezantuar edhe në festivale ndërkombëtare në Gjermani, Spanjë, Çeki, Rumani dhe Danimarkë. “Ky film është shumë i veçantë për mua. Ai u jep mundësi më shumë njerëzve për ta prekur atë që ishte babai im”, thotë vajza e alpinistit - Teja Petrova.
Në Varna hapet Festivali i 42-të i Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë". Në programin konkurrues do të konkurrojnë 15 filma artistikë, 20 filma të shkurtër dhe 5 filma me seri. Hapja është mbrëmjen e 19 shtatorit në Qendrën e Festivalit dhe..
Kultura bullgare dhe traditat vendase, të cilat deri vonë dukeshin ekzotike për pjesën tjetër të botës, gradualisht po bëhen pjesë e kulturës botërore të shekullit të 21-të. Pasi ljutenica jonë dhe byreku ynë tradicional u përkufizuan si një..
Për shkak të interesimit të madh për ekspozitën “Deçko Uzunov. Krijesat. 125 vjet nga lindja e piktorit” Galeria e Arteve të qytetit të Sofjes e zgjati ekspozitën me vepra të tij deri më 9 tetor. Ekspozita prezanton mbi 90 vepra në zhanret e..