Autostrada “Struma” është bllokuar pas reshjeve të borës. Rruga për në kufirin me Maqedoninë e Veriut afër Gjueshevos është e hapur. Gati 100 maune të bllokuarь bllokuan përkohësisht autostradën Hemus në drejtim të Sofjes. Rruga për në Varna mbeti e hapur.
Situata rrugore në Sofje është e komplikuar. Rrugët për në Vitosha janë të mbyllura për veturat pa zinxhirë dhe për transportin publik për shkak të borës nga 30 deri në 40 cm.
Trafiku përmes qafës së malit Trojan është i kufizuar për kamionë mbi 12 tonë. Kalimet e Republikës, Shipka dhe Petrohanр janë të pastruara dhe të kalueshme në kushte dimërore.
Në Smoljan mbulesa më e madhe e borës është në rajonin e Dospatit - 7-8 cm. Më pak borë ka në qafat Rozhen, Pamporovo dhe Prevala. Po pastrohen të gjitha rrugët.Për herë të parë, Chef's Food Park do të mbahet në Stara Zagora si pjesë e edicionit të tretë të Forumit Kombëtar të Kuzhinës " Chef's Secrets - Evolucioni i Shijes" 2025, transmeton BTA. Gjatë fundjavave, 8 dhe 9 shkurt, qyteti nën pemët e blirit, siç..
Për të 13-tin vit radhazi, prodhuesit e verës nga rajoni i Mellnikut do të prezantojnë më të mirën e prodhimit të tyre në Festivalin e Verës së Mellnikut “Rrushi i Artë”, transmeton BTA. Festivali tradicional i verës do të mbahet në Mellnik më 8 dhe 9..
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga minus 8 deri në minus 3°, në Sofje – rreth minus 8°. Gjatë ditës në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të mbizotërojë mot me diell me rritje më të theksuar të vranësisë në Rrafshinën e Danubit...