Autostrada “Struma” është bllokuar pas reshjeve të borës. Rruga për në kufirin me Maqedoninë e Veriut afër Gjueshevos është e hapur. Gati 100 maune të bllokuarь bllokuan përkohësisht autostradën Hemus në drejtim të Sofjes. Rruga për në Varna mbeti e hapur.
Situata rrugore në Sofje është e komplikuar. Rrugët për në Vitosha janë të mbyllura për veturat pa zinxhirë dhe për transportin publik për shkak të borës nga 30 deri në 40 cm.
Trafiku përmes qafës së malit Trojan është i kufizuar për kamionë mbi 12 tonë. Kalimet e Republikës, Shipka dhe Petrohanр janë të pastruara dhe të kalueshme në kushte dimërore.
Në Smoljan mbulesa më e madhe e borës është në rajonin e Dospatit - 7-8 cm. Më pak borë ka në qafat Rozhen, Pamporovo dhe Prevala. Po pastrohen të gjitha rrugët.Para seancës së Kuvendit Popullor të caktuar për në orën 11:00, GERB-SDS filloi bisedimet për veprimet e ardhshme politike në parlamentin e ri. Lideri Bojko Borisov personalisht drejton ekipin negociator së bashku me Raja Nazarjan, Rosen Zhejazkov dhe..
Në Sofje nisin ekspozitat e specializuara ndërkombëtare Mania e Mishit, Rruga e Qumështit, Bulpek, Interfood & Drink dhe Wine & Spirits show. Nga data 13 deri më 16 nëntor në Inter Expo Center mbi 330 prodhues, shpërndarës, tregtarë nga Bullgaria..
Në pavijonin bullgar, në kuadër të COP29 në Baku të Azerbajxhanit, më 13 nëntor, presidenti Rumen Radev do të hapë forumin energjetik së bashku me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, njoftoi zyra e shtypit e kreut të shtetit. Në këtë aktivitet do..
Mungesa e autostradës Bukuresht-Sofje u kritikua ashpër nga ambasadori turk në Rumani, Özgür Kıvanç Altan. Gjatë një aktiviteti të organizuar nga ushtria..
Fakulteti i Fizikës i Universitetit të Sofjes “Shën Klementi i Ohrit" sot hap laboratorët e tij për një "ditë vjeshte" të veçantë, në të cilën fëmijët dhe të..
Komisioni Evropian (KE) ka paditur Bullgarinë dhe Rumaninë përpara Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian për shkak se ato nuk kanë përmbushur..