Cilët janë “Ambasadorët e Kulturës Bullgare”? Cilët janë krijuesit që e përfaqësojnë Bullgarinë në botë? Cilët muzikantë, piktorë, shkrimtarë, poetë, aktorë, valltarë bullgarë e bëjnë Bullgarinë të njohur në hapësirën kulturore botërore? Propozimet në fushatën e programeve Hristo Botev dhe BNR pranohen deri më 4 dhjetor në: kulturniposlanitsi@bnr.bg
Gazetarët e programit do të zgjedhin mes të nominuarve 24 "Ambasadorë të Kulturës Bullgare" për vitin 2021. Në vitin e ri 2022, këta 24 artistë do të prezantohen në qendrat kulturore bullgare në Evropë. Fushata “Ambasadorët e Kulturës Bullgare” i kushtohet 50 vjetorit të programit “Hristo Botev”.Në Shkollën Bullgare “Ivan Vazov” në qytetin kufitar të Edrenesë mësojnë 55 fëmijë. Shkolla u hap në vitin 2017 pranë Konsullatës së Përgjithshme të Bullgarisë. Në një vit shkollor, fëmijët atje kanë 120 orë mësimore të gjuhës bullgare. Emigrantët që..
Me rastin e festës së Shën Kirilit, Muzeu Arkeologjik "Veliki Presllav" prezanton ekspozitën "Në rrugën e nxënësve". Ekspozita kushtuar krijuesve të alfabetit sllavo-bullgar tregon rrugën e Kirilit dhe Metodit në Bullgari, si pjesë e Rrugës Kulturore..
Ekipi i shkollës bullgare të së dielës "Ivan Vazov" në Paris po përgatit edicionin e dytë të konkursit letrar ndërkombëtar "Penda magjike". Sfida është për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë në mbarë botën që shkruajnë në bullgarisht, pavarësisht nga shkolla..