Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çmime rekord të larta të energjisë elektrike, fitim rekord i Kompanisë Elektrike Kombëtare

Foto: BGNES

Çmimet e energjisë elektrike po rriten në Bullgari, si dhe në shumë vende të tjera të Evropës. Por me rritjen e çmimeve, rriten edhe fitimet e kompanive të energjisë. Në Bullgari bëhet fjalë për lojtarin kryesor në tregun e energjisë elektrike - Kompania Kombëtare e Energjisë Elektrike (NEK), e cila është në pronësi të shtetit. Sipas pasqyrave të fundit financiare, fitimi i kompanisë për nëntë muajt e parë të vitit ka qenë 142 milionë euro, që është një rritje kozmike krahasuar me një vit më parë, pasi atëherë ishte vetëm 307 mijë euro. Jo më pak mbresëlënëse është rritja e çmimit të energjisë elektrike në tregun e lirë, i cili arriti dhe tejkaloi rekordin prej 260 euro për 1 MWh në bursën e pavarur të energjisë. “Me rritjen e çmimit të energjisë elektrike në vendin tonë, Bullgaria është sërish ndër shtetet në kontinentin e vjetër, ku çmimet janë më të larta”, shkruhet në sajtin Money.bg. Në të njëjtën kohë, eksporti i energjisë elektrike nga Bullgaria vazhdon me çmime pak më shumë se 100 euro për 1 MWh.

Tani për tani, qytetarët nuk e ndjejnë drejtpërdrejt rritjen e çmimeve, sepse furnizohen me energji sipas çmimeve në tregun e rregulluar nga shteti, por kjo pritet të ndryshojë nga 1 janari. Sipas ekspertëve të ndryshëm, rritja e çmimit atje do të jetë nga 20 deri në 50%. Me të ardhurat modeste të popullsisë së vendit më të varfër në Bashkimin Evropian, ku paga mesatare është 789 euro, shumë njerëz do gjenden në kategorinë e "të varfërve për nga energjia" dhe do të duhet të ndihmohen nga shteti për të paguar faturat. Tashmë po mendojmë në këtë drejtim, propozimet dhe idetë janë shumë të ndryshme, por pa një qeveri të zgjedhur legjitime dhe një parlament funksional, vendimet janë të vështira dhe të paqarta. Ndërkohë, efekti i shtrenjtimit të energjisë elektrike është tashmë i dukshëm me inflacionin vjetor të regjistruar në tetor prej 6%.

Ndryshe nga qytetarët, firmat tashmë marrin ndihmë shtetërore prej 56 euro për një megavat orë energji të konsumuar. Biznesi e konsideron këtë të pamjaftueshme dhe këmbëngul për 97 euro. "Ne besojmë se mekanizmi i kompensimit duhet të vazhdojë për aq kohë sa ka çmime jashtëzakonisht të larta, duke u kalibruar në mënyrë që të pasqyrojë në mënyrë adekuate madhësinë e tyre", thuhet në një letër drejtuar Kryeministrit bullgar nga Shoqata e Organizatave të Punëdhënësve Bullgarë.

Nga ana e tij, Ministri në detyrë i Energjisë, Andrej Zhivkov deklaroi se “shuma totale e paraparë për subvencionet e energjisë për bizneset në muajin tetor dhe nëntor është 450 milionë leva (rreth 225 milionë euro). I pyetur nëse do të ketë ndihma për muajin dhjetor, Ministri tha se atëherë duhet të ketë një parlament që të vendosë nëse dhe çfarë subvencionesh do të ketë. "Parlamenti mund të miratojë masa të tjera - uljen e taksave dhe akcizave si për energjinë elektrike ashtu edhe për gazin natyror," shpjegoi Andrej Zhivkov.

Deri ku do të shkojë dhe sa do të zgjasë rritja e energjisë elektrike, askush nuk e di. Disa analistë prognozojnë se çmimet do të kthehen në normalitet pas përfundimit të dimrit, por nuk saktësojnë nëse kjo do të thotë ulje apo vetëm stabilizim në një nivel tashmë mjaft të lartë. Në përgjithësi, situata po bëhet gjithnjë e më e vështirë për një numër në rritje njerëzish dhe kompanish në Bullgari. Nëse shtojmë edhe rritjen e çmimit të gazit dhe ngrohjes, situata do të duket edhe më dekurajuese.

Në të gjitha rrethanat ka të lumtur dhe të pakënaqur. Në këtë rast, mund të themi se nga goditja e çmimit përfitojnë vetëm kompanitë elektrike në vend.

Dhe e ardhmja nuk duket shumë optimiste për konsumatorët në sfondin e mbylljes së pashmangshme të termocentraleve me qymyr me energjinë e tyre të lirë elektrike dhe të pasigurisë rreth zgjerimit të energjisë bërthamore - me një termocentral të ri ose me një zgjerim të centralit të tanishëm atomik “Kozlloduj” – që duhet të çojë në prodhim të energjisë elektrike me çmime konkurruese.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: BGNES, EnergyLive



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dimitër Gllavçev: Në mes të janarit Bullgaria do të përmbushë kriterin e fundit për hyrjen në eurozonë

Rreth mesit të janarit pritet të përmbushim kriterin e fundit për eurozonën, i cili do të na mundësojë të dorëzojmë raporte të konvergjencës në Bankën Qendrore Evropiane dhe Komisionin Evropian, tha për gazetarët kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev...

botuar më 24-12-23 4.17.MD
Kristalina Georgieva

Kristalina Georgieva bëri thirrje për rritjen e të ardhurave dhe uljen e deficitit

Bullgaria duhet të përqendrohet në miratimin e një buxheti që do të ndihmojë për të hyrë në Eurozonë, tha për "Nova TV" drejtoresha menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva. Sipas saj, vendi është në prag të zgjidhjes së problemit të..

botuar më 24-12-20 9.27.PD

Biznesi është i përmbajtur në pritshmëritë e tij për vitin e ardhshëm 2025

41 për qind e kompanive anëtare të Dhomës Bullgare të Tregtisë presin rënie të ekonomisë në vitin 2025. Përderisa 21 për qind besojnë se nuk do të ketë ndryshim në krahasim me vitin 2024. 65 për qind e të anketuarve presin një përkeqësim të biznesit..

botuar më 24-12-17 12.15.MD