Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 3 dhjetorin

Vranësira me reshje shiu dhe bore

Foto: BGNES

Gjatë natës në gjysmën perëndimore të vendit do të ketë vranësira të konsiderueshme kryesisht mesatare dhe të larta, ndërsa në atë lindore moti do të jetë i kthjellët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0° dhe 5°, ndërsa në Bullgarinë Lindore deri në 8°. Nesër rritja e vranësirave do të vazhdojë dhe deri në mbrëmje do të përfshijë të gjithë vendin.

Gjatë ditës do të ketë reshje shiu nga perëndimi. Do të fryjë erë mesatare, e fortë nga jug-jugperëndimi në veri të maleve dhe në zonat lindore, ndërsa temperaturat gjatë ditës do të jenë të larta. Maksimumi do të jetë ndërmjet 10° dhe 15°, në gjysmën lindore të vendit do të arrijë 17° -18°.

Pasdite në gjysmën veriperëndimore të vendit era do të jetë e orientuar nga veriperëndimi dhe temperatura do të fillojë të bjerë ndjeshëm, reshjet e shiut do të kthehen në borë.

Mbi male vranësirat do të rriten dhe pasdite do të ketë reshje bore, në pjesët e ulëta reshje shiu dhe bore. Do të fryjë erë e fortë, por moti do të jetë i ngrohtë. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 metrash do të jetë rreth 7 °, në 2000 metra - rreth 0 °. Në mbrëmje era do të dobësohet. Do të fillojë të depërtojë ajër i ftohtë dhe temperaturat do të ulen shpejt.

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 26 janarin

Mëngjesin e së mërkurës me erë të lehtë veriperëndimore, vranësirat do të rriten në shumë rajone të Bullgarisë. Temperaturat minimale do të jenë nga minus 4 deri në minus 13 gradë, për Sofjen rreth minus 12 gradë. Gjatë ditës do të mbajë..

botuar më 22-01-25 8.25.MD

Bullgarët jashtë nuk duan të kthehen në shtëpi

Bashkatdhetarët tanë jashtë shtetit nuk kanë ndërmend të kthehen përgjithmonë në vendin tonë, tregojnë rezultatet e një anketimi të komunitetit global të bullgarëve në mbarë botën “Tuk-Tam” (Aty-Këtu). Ata prej tyre që ende e lejojnë një mundësi të..

botuar më 22-01-25 7.34.MD
Dimitër Kovaçevski dhe Rumen Radev

Radev ndaj Kovaçevskit: Të mos zvarritemi më dhe të bëjmë përparim në tema të rëndësishme

Në takimin me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Dimitër Kovaçevski, Presidenti Rumen Radev shprehu kënaqësinë për punën e dy qeverive. Ai bëri thirrje që e njëjta mënyrë të përdoret në zgjidhjen e çështjeve të hapura politike: “Le të sqarojmë..

botuar më 22-01-25 5.35.MD
Подкасти от БНР