Vendet e BE-së duhet të vendosin vetë se si të arrijnë qëllimet e përbashkëta të politikës së gjelbër të komunitetit sipas mundësive të tyre. Si një vend më i varfër, Bullgaria beson se qëllimet e përdorimit të energjisë së pastër për ngrohje dhe ftohje të ndërtesave, si dhe në transport, janë shumë ambicioze dhe kërkojnë financime që nuk janë në përputhje me aftësitë e vendeve. Bullgaria mendon se nuk do të jetë në gjendje të përballojë kërkesat e larta për rritjen e konsumit të hidrogjenit.
Këtë e deklaroi në Këshillin e Transportit dhe Energjisë në Bruksel, zëvendës-përfaqësuesja e përhershme e vendit në BE, Ivanka Tasheva. Ajo bëri thirrje që energjia bërthamore dhe gazi të përfshihen në aktivitetet ekonomike të BE-së për mjedisin.Presidenti Rumen Radev sot edhe një herë iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me kërkesë që ndryshimet në Kushtetutë të bëra nga Legjislatura e 49-të të Kuvendit Popullor të shpallen jokushtetuese. Kundërshtimet e kreut të shtetit janë kundër heqjes së..
Ambasadorja e Austrisë Andrea Ikic-Böm vizitoi dje kufirin bullgaro-turk me ftesë të drejtorit të Drejtorisë kryesore të Policisë Kufitare, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Së bashku me drejtorin kryekomisionar Anton..
Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI), që u mbajt sot në Tiranë. Ndër temat e diskutuara ishte roli i CEI në bashkëpunimin rajonal dhe..
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi..
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për..