Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet kufitare

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe homologu i tij kosovar Albin Kurti u takuan në Elbasan të Shqipërisë. Në qendër të takimit ishte siguria e kufijve dhe lëvizja e lirë e mallrave dhe e njerëzve midis të dyja vendeve. Të dy nënshkruan marrëveshje për heqjen e kontrolleve kufitare për automjetet që udhëtojnë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.Pritet që kjo të behet fakt gjatë periudhës së verës. Në pikat kufitare midis të dyja shteteve do të ketë kamera, të cilat do të regjistrojnë numrat e automobilave të cilat kalojnë. Gjithashtu u arrit marrëveshje për hapjen e një pikëkalimi të ri kufitar në Shishtavec të Shqipërisë. Shtetasit e Kosovës do të mund të marrin një leje pesëvjeçare për qëndrim dhe punë në Shqipëri në bazë të një procedure të lehtësuar. E njëjta gjë do të vlejë dhe për shtetasit shqiptarë, të cilët duan të transferohen në Kosovë. Çdo një nga palët do të njohë diplomat dhe certifikatat e palës tjetër. Pritet po kështu ndërtimi i një linje hekurudhore midis qyteteve Durrës dhe Prishtinë, transmetoi agjencia BGNES. 

Rasti i parë i Omicronit në Greqi

Rasti i parë i variantit Omicron të koronavirusit në Greqi është konfirmuar në ishullin e Kretës, transmetoi korrespondentja e Radios Kombëtare Bullgare në vend Katja Peeva. Rasti ka qenë i regjistruar tek një qytetar grek, i cili është kthyer nga Afrika e Jugut. Ministri i shëndetësisë Thanos Plevris njoftoi në një konferencë për shtyp, se burri është nën karantinë, kurse personat të cilët kanë qenë në kontakt me të kanë dhënë një rezultat negativ. Pacienti është krejtësisht i vaksinuar dhe është me simptoma të dobëta. Ndërkohë parlamenti grek miratoi vaksinimin e detyrueshëm kundra Covid-19 për qytetarët në moshë mbi 60 vjeç. Në rast refuzimi do të imponohet një gjobë prej 100 euro në muaj. Argumentet e qeverisë janë se 70% e pacientëve të intubuar në spitale janë në moshë mbi 60 vjeç. Partitë opozitare, pa “Demokracinë e Re”, votuan kundra “dënimit të pjesës më të varfër të grekëve-pensionistët”, ashtu siç deklaroi lideri i SIRIZA-s Alekxis Tsipras.

Ministri turk i financave u nda me postin e tij

Ministri i financave i Turqisë Lütfi Elvan dha dorëheqje, njoftoi Gazeta Zyrtare e vendit. Në vendin e tij është i emëruar ndihmësi i tij Nureddin Nebati. Mediat në vend e cilësojnë dorëheqjen si një “vendim të mesnatës të Erdoganit”, njofton Nahit Dogu nga BNR-Kërxhali. Vëzhgues ekonomik rikujtojnë se Lütfi Elvan nuk i mbështet normat e ulëta të interesit, në ndryshim nga presidenti Recep Tayyip Erdogan, sipas të cilit përqindjet e larta të interesit shkaktojnë një inflacion të lartë. Që nga fillimi i vitit ky është ndërrimi i tretë në Ministrinë e Financave të Turqisë. Pavarësisht nga emërimi i ri, lira turke po vazhdon të shënojë rënie të reja historike të kursit të saj ndaj valutave të tjera. 

50 refugjatë do të fluturojnë nga Qiproja për në Itali bashkë me Papën


Pas vizitës pesëditore të Papa Françeskut në Qipro dhe Greqi, ai do të marrë me vete 50 refugjatë nga Qiproja në Itali.Këtë e njoftoi presidenti i  kombit ishullor mesdhetar, Nikos Anastasiadis, i cituar nga BGNES. Qëllimi i vizitës së Papës është që të mund të tërheqë vëmendjen drejt gjendjes së rëndë të emigrantëve nëpër kufijtë e Evropës. Anastasiadis e falënderoi Papën për iniciativën dhe deklaroi se populli qipriot “më mirë se kushdo tjetër e njeh dhimbjen nga ikja nga shtëpitë e lindjes”. Më 4 dhjetor Papa Françesku do të shkojë për në Athinë, ku programi i tij në Greqi përfshin një vizitë në qendrën për pranimin e refugjatëve në ishullin Lesbos, i cili ishte në vijën w parë gjatë kohës së valës së migracionit drejt Evropës gjatë vitit 2015.

Agjencitë informative ballkanike bëhen pjesë e European Newsroom

Komisioni Evropian do të ndajë 1,8 milionë euro, që të ndihmojë për krijimin e “ European Newsroom”, i cili të bashkojë 16 agjenci informative në kontinent, transmetoi DPA. Një pjesë e fondeve do të përdoren për një arsimim suplementar të gazetarëve dhe për një sajt të ri shumëgjuhësor me materiale të agjencive informative pjesëmarrëse mbi çështje të lidhura me Bashkimin Evropian, njoftoi Komisioni Evropian. Mes pjesëmarrësve në projektin e koordinuar nga DPA, do të jenë dhe disa agjenci informative ballkanike – të Rumanisë Agerpres, të Shqipërisë ATA, të Bullgarisë BTA, të Kroacisë HINA, të Maqedonisë së Veriut MIA, të Sllovenisë CTA, të Serbisë Tanjug dhe FENA të Bosnjës dhe Hercegovinës. Pritet që Newsroom-i të fillojë së funksionuari aty nga mesi i vitit të ardhshëm, njofton BTA.

Përpiloi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: EPA/BGNES

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Greqia, Qiproja dhe Izraeli lidhen me një sistem të furnizimit të energjisë elektrike BE lëshoi 657 milion euro për projektin EuroAsia Interconnector. Në sajë të tij do të lidhen rrjetet e furnizimit të energjisë elektrike të..

botuar më 22-01-28 3.31.MD
Nënpresidentja Ilijana Jotova

Nënpresidentja Jotova: Evropa kënaqet të jetë vetëm vëzhguese e proceseve botërore

Evropa kënaqet të jetë vetëm vëzhguese e proceseve botërore, po marrin pjesë në mënyrë aktive vetëm disa shtete anëtare, por jo BE-ja në tërësi. Kjo tezë u zhvillua nga Nënpresidentja Ilijana Jotova në konferencën “Evropa dhe Bota” para studentëve..

botuar më 22-01-28 1.42.MD
Kryeministri Kirill Petkov

Bullgaria mbështetet në diplomacinë për krizën në Ukrainë

Bullgaria vazhdon të insistojë në një zgjidhje diplomatike të krizës në Ukrainë dhepo mbetet një partner besnik dhe i parashikueshëm në NATO. Ushtritë kombëtare - trupat bullgare, komanda bullgare dhe udhëheqja ushtarake bullgare do të luajnë një..

botuar më 22-01-27 4.03.MD
Подкасти от БНР